Një minutë heshtje

Foto: Shutterstock



Për ata që thyejnë kryqe hiri,
Për ata që djegin libra të vërtetë,
Për ata që rrahin e torturojnë
Dhe mure varrezash ngrenë,
Për ata që i lënë lavrat djerrë,
Për ata që bëjnë ligje syrgjyni,
Për ata që fryhen prej pikëllimit
Dhe robërinë propagandojnë,
Për ata që mburrin emrin e tyre të madh,
Për ata që kurrë se dëgjojnë heshtjen,
Për ata që shohin në ëndërr veç veten,
Për ata që ende nuk e dinë se kanë vdekur

rktheu: Aurel Plasari