Një mënyrë dashurie

Robert Browning



I.

Gjithë qershorin trëndafila mblodha
Në kopshte, bahçe, një nga një i vodha;
Po i shtroj aty ku Paulina shëtit.
As kokën nuk do kthejë? Fati s’po më ndrit!
Kurr‘ më nuk do mbijnë? Aty le të rrinë;
Sa shum‘ shpresoja t’i shihte këtë stinë.

II.
Disa muaj u mundova në kitarë,
Kokëfortë këngës për t’ia marrë.
Gjith‘ sa kam mësuar, sot do e provoj,
Vashës së ëmbël zemrën t’ia mikloj;
Muzika ime, veshët ia vret? Ah, medet!
Por do të hiqem sikur m’ish lutur vetë.

III.
Gjith‘ këtë kohë mësova të dashuroj,
Edhe jetën time vashës t’ia dhuroj;
E t’i shfaq ndjenjën, me goj‘ apo në letër;
Por ajo nuk do? Epo, s’kam ç’të bëj tjetër.
Kjo ësht‘ jeta, helm i hidhur e vërteta,
Ca, fushë me lule, ca, me të përpjeta.

Përktheu: Rudi Bobrati