«Një log i përrallave…»

Stinët po ndryshonin shpejt dhe ngrohtësia që unë e merrja si e mirëqenë ishte venitur, ndërkohë që nata mbështolli kodrat. Tërhoqa batanijen rreth qafës dhe dëgjoja qentë që lehnin poshtë. Tashmë kishte kaluar mesnata, me vetëm pak orë deri në lutjen e mëngjesit.

Nga Tim NEVILLE

Peter Grubb, pronar i një qendre furnizimi të quajtur «Row Adentures», me bazë në Idaho, ishte ulur në qoshe, duke shikuar hartat nën dritën e abazhurit të punës. Ne ishim në dhomën 305 të Hotel Rosi, një bllok ndërtesash në ngjyrë të verdhë të çelët në Guci, një komunitet kryesisht mysliman në ish-Republikën jugosllave të Malit të Zi. Në jug të qytezës, një shteg shkëmbor ngjitet pandërprerë drejt gojëve vampirike të majave gëlqerore. Të nesërmen do ta ndiqnim atë shteg dhe do të rrëshqitnim virtualisht, pa u vënë re, në Shqipëri.

Kjo do të kishte qenë gjëja më idiote nëse do të kishte ndodhur në vitet 1980, kur Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës. Që nga Lufta e Dytë Botërore deri me vdekjen e tij më 1985, lideri komunist Enver Hoxha e ndrydhi Shqipërinë në një shtet shtypës vetmitar. Ai i çrrënjosi disidentët, e jashtëligji fenë dhe e uli moshën për ekzekutime në 11. «Mësuesi i madh» i vulosi hermetikisht kufijtë dhe e distancoi veten nga komunistët e tjerë. «Ne kemi luftuar barkbosh dhe këmbëzbathur, por pa iu përkulur askujt», iu ankua ai njëherë Nikita Krushovit, liderit sovjet. Goditja e fundit në zemër e Hoxhës dhe kolapsi i komunizmit përshëndetën fillimet e fundizolimit të Shqipërisë, dhe në vitet në vazhdim kufijtë e tensionuar të rajonit që ndan Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën u bënë ai lloj vendi që do të dëshiroje t’i vizitoje. Paratë nga ndihmat, remitancat dhe stabiliteti relativ kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe turizmi në rajon ka filluar të gjallërohet. Guidat çojnë grupe me kanoe nën urat prej guri në Malin e Zi, drejtojnë ngjitjet malore rreth siteve arkeologjike të Shqipërisë, si dhe drejt pistave të skive në Kosovë. Hotele të reja i mbushin me gjallëri të freskët vendtakimet komuniste, edhe pse uji nuk është gjithmonë i ngrohtë.

Zoti Grubb, i cili realizon rreth shtatë udhëtime në vit në Kroaci, kishte kohë që mahnitej me bukuritë magjepsëse të këtij rajoni pak të zhvilluar të Ballkanit. Rreth një vit më parë ai mësoi për një mënyrë intriguese të re për ta eksploruar atë, në këmbë.

Majat e shtigjeve të Ballkanit, një projekt i koordinuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe përfshirja e grupeve të tjera (që përfshijnë shoqatat e grave, zyrat turistike dhe organizatat mjedisore joqeveritare), zyrtarisht u hap vitin e kaluar si një shteg prej 190 kilometrave ose 120 miljesh, i projektuar për ta nxitur turizmin dhe punën në grup ndërmjet fqinjësh historikisht në grindje. Shtegu në vetvete lidh enklavat myslimane, katolike dhe ortodokse, si dhe sllavët dhe fiset e shumta shqiptare në tri parqe të përbashkëta kombëtare, secili tregues i një rajoni me bukuri të pallogaritshme. Muret e shkëmbinjtë e kullave gërthasin për qindra metra në një qiell të pafajshëm. Shtëpitë e fermerëve bashkohen së bashku si asterë në luginat. Ujqërit dhe rrëqebujt shkelin gjatë peizazheve të mbuluara nga gjelbërimi.

Nuk do të kish pasur përafrime të vërteta nëse banorët e zonave nuk do t’i kishin kthyer shtëpitë stërgjyshore në bujtina fshatare që ofrojnë shtretër, djathë të bërë vetë, mish dhe raki. Edhe ecjet nëpër kufij të largët dhe jo të natyrshëm tashmë janë të ligjshme, falë një sistemi të ri lejesh vënë në efiçiencë verën e shkuar. Zoti Grubb donte vetëm disa udhëtarë të regjistruar të gatshëm për të eksperimentuar para se t’u ofronte një udhëtim të vërtetë. Vetëm shtatë shoqërues nga Teksas dhe unë u regjistruam.

Tani, i ulur në dhomën e hotelit, z. Grubb nxori hartën dhe ofshau. Dukej nervoz. Do na duhej të drejtoheshim drejt thellësive të Alpeve shqiptare, të mirënjohura si male të nëmura, disa prej majave më akullnajore të Evropës, pas Alpeve zvicerane dhe majave më të larta të Alpeve dinarike. I tërë shtegu do të mund të përshkohej për 10 ditë, por ne kishim në dispozicion vetëm pesë ditë për të përshkuar pjesët e saj. Ditë të ngjeshura dhe maja të vështira na pritnin.

«Kjo mund të jetë më avangardë seç e kisha menduar», tha z. Grubb, dhe e fiku dritën.

Ishte errët kur arritëm në Gusinje (Guci), por mëngjesi agoi i ndritshëm dhe i ngrohtë. Mali Rosi, 2’522 metra i lartë, emrin e të cilit e mbante dhe hoteli në nder të tij, ngrihej në verilindje, ndërkohë që mali Jezerca, 2’694 metra i lartë, ngrefosej si lord në jug.

Ne zbritëm në një ndalesë në Luginën Ropojana, një tjetër log i përrallave të pishave valëzuese dhe kreshtave të vijëzuara. Këtu shtegu filloi seriozisht. Një shqiptar nga Thethi, i cili ishte dhe objektivi ynë 20 km larg, mendohej të ishte nisur me kuaj nga fshati në orën 3:00 të mëngjesit, për t’i mbajtur ngarkesat tona, por nuk kishte asnjë shenjë të tij. «Në rregull, mirëserdhët në germën ‹A› në udhëtimin e aventurës!», tha zoti Grubb, duke kruar mjekrën e tij të kuqe. Ai e propozoi të vetmin plan logjik B: gjërat që na nevojiten t’i mbledhim në bagazhin ditor dhe takohemi me çantat tona dy ditë më vonë. Teksanët dukeshin shumë më pak të mërzitur dhe zbrisnin duke iu ngazëllyer peizazhit magjepsës.

Shkëmbinjtë e bardhë si mermeri ankoheshin nën këmbët tona, ndërkohë që marshonim drejt një livadhi në mes të një pylli ahu. Një hut performoi një tetë me përtesë mbi kokat tona. Copëza guri gëlqerore në ngjyrë të artë në gri shtinin lart si raketa. Nga të gjitha imazhet që kisha pasur për këtë zonë, asnjëra nuk ishte më e bukur se kjo.

Herët nga pasditja ne kishim kapërcyer Shtegkalimin e Pejës, një pjesë e zhveshur shkëmbi dhe e rrahur nga era. Barakat e gurta pa jetë qëndronin si roje me dritare pa xhama, ku vareshin pjesë të grisura mushamaje. Bunkerët në formë kubeje me foletë ku vendoseshin mitralozat dhe çatitë e hapura si qepë të pjekura fortifikonin pikat më të larta. Duke iu druajtur një pushtimi nga të gjitha drejtimet, Hoxha kishte ndërtuar 700’000 bunkerë në një shtet më të vogël se Maryland.

«Mirëserdhët në Shqipëri!» – tha me zë të lartë guida ynë, malazezi 28-vjeçar, Semir Kardovic, duke e imituar armën e zjarrit.

Ngjitja në qafë kishte qenë e vështirë, por zbritja në Theth ishte brutale. Ne rrëshqitnim poshtë e më poshtë, herë me gjunjë nëpër luginën akullnajore. Ne ecëm drejt njërës prej tyre, një shtëpi pushimi që dukej si e kohës së Mesjetës, me dritare të ulëta dhe mur prej guri.

Atë natë lodhja u shkri nën batanijet e ngrohta me të cilat ishim mbuluar, dhe u zgjova nga aroma kundërmuese e specave të pjekur. Pas një mëngjesi me vezë, gjizë dhe reçel, hodhëm mbi shpinë çantat tona dhe u drejtuam drejt fshatit të Valbonës, rreth 14 km në lindje. Zona ishte shumë shkëmbore dhe e thepisur, saqë turqit otomanë, të cilët ishin myslimanë, nuk kishin pasur mundësinë ta kontrollonin rajonin siç bënë në shumicën e vendeve të Ballkanit për 500 vjet. Kështu që Thethi, ashtu si dhe Valbona, janë akoma zona katolike.

Mali i Arapit, me majën prej 2’217 metrash, dukej sikur më ngrinte mua lart, ndërsa e përshkoja urën prej druri dhe fillova të ngjitem nëpërmjet drurëve prej panje, frashri dhe shkoze.

Shumë shpejt shtegu ra në 760 metra, në një pellg të gjerë të hedhur. Një furgon po na priste në fillim të një rrugë me gurë, e cila bashkohej me një rrugë të asfaltuar vetëm pak javë më parë. Efekti qe i vrullshëm. Shtëpitë me trarë druri të zhveshur dukeshin sikur kishin mbirë gjithandej.

Për të qenë i sigurt, Shqipëria ka pasur disa momente dinamike në rrugëtimin e saj kapitalist. Në vitin 1997, shqiptarët humbën 1,2 miliardë dollarë nga kursimet e tyre në firmat piramidale, të cilat e ndezën një revoltë kundër Qeverisë dhe rezultuan në rreth 2’000 të vdekur. Një raport i vitit 2012 nga International Transparency, e renditi korrupsionin në një nivel njësoj me shtetin afrikan Nigeri, në të cilin ushtarët në vitin 2011 u arrestuan, sepse kishin komplotuar për vrasjen e Presidentit, i cili kishte filluar investigimet për korrupsionin.

Edhe turizmi, i cili pothuajse është trefishuar në 6 vjetët e fundit, nga rreth 1 milion turistë të huaj në 2,7 milionë në 2012, sipas shifrave shqiptare, nuk ka mundur t’u shpëtojë disa paragjykimeve.

«Shqipëria është një vend ideal për të blerë shumë lëndë narkotike në mënyrë ilegale-një domosdoshmëri për çdo pushim në Shqipëri!», komentonte një lexues anonim në një artikull të shkruar vjet në Southeast European Times, rreth bumit turistik në vend. Një tjetër komentonte se vetë shqiptarët do të preferonin të largoheshin në Greqi apo në Itali, sesa të ngujoheshin në vend.

Mëngjesin tjetër plani ynë synonte të shtegtonim nga Valbona drejt kthimit për në Mal të Zi, por ky plan ndryshoi. Pasi dy ditë shtegtim ishin goxha lodhje për grupin tonë – të paktën 16 orë – dhe shtegtimi na kishte dërrmuar fare, ne ecëm me makinë dhe ndaluam në një vend diku afër fshatit Çerem, ku i ngarkuam bagazhet tona në kuaj të freskët dhe u drejtuam drejt një vendi më të lehtë për ta kaluar. Përgjatë rrugës lamë pas mbetjet e një Opel Frontera, që kishte shpërthyer nga një minë toke ca muaj më parë. «Mos u shqetësoni!», na tha Semiri me një ndjenjë humori, «ishte minë kundra tanku, duhet të jeni shumë të rëndë për ta shpërthyer atë».

E kapërcyem një hendek dhe mbërritëm në Mal të Zi, dhe shumë shpejt mbërriti një automjet pinzgauer. Një Land Rover i bardhë me fjalën «Policia» në anën e tij e shoqëronte. Oficeri nuk shfaqi asnjë interes në dokumentet tona. Madje, inspektori Gutic kishte ardhur të na ofronte një udhëtim më të rehatshëm për në qytetin e Plavës, qyteti më i madh në një distrikt prej rreth 13’100 banorësh, i cili ndihej si një metropol trokëllues (i zhurmshëm) pas Shqipërisë. U ulëm në një kafene me wi-fi, blemë patatina dhe çokollata dhe e eksploruam një kullë të vjetër prej guri, ku dikur familjet në gjak banonin për ta mbrojtur veten gjatë natës.

Kishim dhe dy ditë të tjera për të shtegtuar dhe të dyja ato i realizuam. Në ditën e 4-t ne shtegtuam mbi 10 km nga kasollet jashtë Plavës drejt një rruge që të çonte në një zonë skish me teleferik, e quajtur Bogë, një zonë shqiptare në Kosovë që ishte rrafshuar nga lufta e vitit 1999, por shumë shpejt ishte rindërtuar. E kaluam natën në shtëpi alpine të reja dhe zbuluam se në dimër kushtonte vetëm 1 euro për të lëvizur me teleferik. Ditën e fundit u ngjitëm në majën Hajla 2’400 m dhe ecëm përgjatë rrëpirave të gjata dhe të ngushta të majës, kur e kisha vënë një këmbë në Kosovë dhe një në Mal të Zi. Prej andej mund të shihja fushat e Serbisë nga lindja dhe malet e Sharrit që kornizonin Maqedoninë në jug.

Natën e fundit e kaluam si grup në Dubrovnik (Kroaci), ku arritëm pas një udhëtimi të gjatë me autobus nga Rozhaja e Malit të Zi. Qyteti i vjetër ishte shumë tërheqës, ndriçonte nga pasqyrimi i detit – por që nuk kishte asgjë për të zbuluar. Rrugët ishin shumë të shkëlqyeshme dhe menytë shumë elegante. U ktheva në hotel për të bërë dush dhe u befasova kur më doli uji shumë i nxehtë.

I gjithë shtegtimi ynë nuk ishte më shumë se 55 km, por shtegtimi në majat e Ballkanit nuk kishte lidhje shumë me distancën sesa me ndërveprimin dhe me këtë shëtitje me autobus do ta kisha kaluar kufirin më të dyshimtë të udhëtimit, atë midis udhëtuesit dhe turistit. Shtegtimi më kishte njohur me një pjesë mjaft të rrallë të Evropës, ku vetë mendimi për të ecur lirshëm midis botëve është akoma një dhuratë po aq e ëmbël, ashtu si pija jote e parë. Një Evropë e re, e egër, po aq mahnitëse, e kishte prezantuar veten dhe për ta përjetuar atë m’u desh vetëm t’i lidhja këpucët.

E gjithë kjo një ditë mund të zhduket dhe kështu të nesërmen në mëngjes, pasi të tjerët u larguan për në Teksas, hipa në një taksi dhe iu drejtuam jugut, deri aty ku nuk mund të ecte më makina. Pastaj e hodha çantën në kurriz dhe u ktheva drejt Shqipërisë.

«International Herald Tribune»