Një kronologji e sulmeve terroriste në Francë

Sulmi në qytetin bregdetar të Francës është atentati i tretë me radhë për nga përmasat në një hakr kohor prej një viti e gjysmë. Disa sulme kanë mundur të shmangen.

18 nëtor 2015 në Paris: Homazhe për viktimat e sulmeve terroriste. Foto: CCParis / Shutterstock.com

Ende nuk është sqaruar krejtësisht sfondi i sulmit mbrëmshëm në Nicë, por presidenti francez François Hollande nuk mundur t’i shmanget karakterit terrorist në tij. Me këtë rast, një kamion depërton në një shëtitore dhe merr me vete 80 jetë njerëzish. Ky është sulmi i tretë i madh me radhë në 18 muat e fundit në Francë. Një seri sulmesh të planifikuara policia franceze ka mundur t’i neutralizojë. Süddeutsche Zitung sjell një kronologji të të gjitha këtyre sulmeve.

7 janar 2015

Në sulmin mbi gazetën satirike Charlie Hebdo në Paris humbën jetën 12 veta. Sulmin e morri përsipër një celulë trashëgimtare e organizatës terroriste al-Qaida. Këtë ditë, një tjetër person e vret një police dhe merr peng klintë dhe punëtorë të një supermarketi hebre, katër nga të cilët sulmuesi i vret përpara se të vritej edhe vetë nga forcat e sigurisë franceze. Autori i krimit më parë ishte shprehur se bënte pjesë në grupin terrorist të ISIS-it.

19 prill 2015

Një student arrestohet në Paris pas vrasjes së një gruaje. 24-vjeçari me kontakte në Siri mendohet që me një arsenal të madh armësh – pushkë automatike Kalashnikov, pistoleta dhe revolverë – kishte planifikuar sulme në kisha.

26 qershor 2015

Bëhet zap një islamist 35-vjeçar duke dashur që të shkaktojë një eksplozion në një qendër industriale të gazit në Lion. Më parë ai ia kishte prerë kokën punëdhënësit të tij dhe e kishte nguluar atë të mbuluar me dy flamuj islamist në një hu të gardhit të fabrikës.

21 gusht 2015

Një islamist 25-vjeçar zaptohet nga pasagjerët duke dashur të hapte zjarr me një armë automatike në një tren të shpejtë në Paris. Me këtë rast u lënduan dy pasagjerë të trenit.

13 nëtor 2015

Në një aksion serik të koordinuar ekstremistë të ISIS-it vrasin në Paris 130 veta. Autorët gjuajnë në bare dhe restorante. Në sallën e koncerteve «Bataclan» bëjnë një masakër. Në Stade de France, gjatë ndeshjes Francë – Gjermani tre atentatorë e hedhin veten në erë.

18 nëtor 2015

Në një aksion kundër terrorit në Saint-Denis të Parisit, policia arreston shtatë të përfshirë në atentatin e para disa ditëve. Tre të dyshuar të tjerë vriten, njëri prej tyre është Abdelhamid Abaaoud, kreu i supozuar i sulemeve të Parisit.

7 janar 2016

Në njëvjetorin e sulmeve mbi gazetën Charlie Hebdo policia e vret një burrë para një komisariati parisien të policisë. Ai ishte i armatosur me një thikë dhe mbante veshur një tip jeleku mjetesh eksplozive.

24 mars 2016

Hetuesit e arrestojnë një 34-vjeçar dhe në një banesë që ai e mbante me qira në një paralagje të Parist gjejnë një arsenal të madh armatimi, ndër të tjera pushkë automatike kalashnikov, një pistoletë automatike dhe dinamit. Sipas hetuesve, i arrestuari bënte pjesë në një rrjet terrorist, i cili ishte në prag të ushtrimit të një sulmi.

14 qershor 2016

Në rrethinën perëndimore të Parisit një burrë e ther një policist dhe ngujohet në shtëpinë e tij, ku më pas gjindet e vdekur edhe partnerja e viktimës. Policia futet në ndërtesë dhe e vret atentatorin, i cili më parë kishte pranuar se është anëtarë i ISIS-it.

14 korrik 2016

Në një sulm në ditën kombëtare të Francës në qytetin bregdetar të Nicës vriten së paku 80 persona nga një atentator, i clici me një kamion futet dhunshëm në një turmë njerëzish. ks