Një kamp romësh që nuk e bezdis askënd

100 romë me 40 automjete me kabina banimi janë vendosur në Madetswil të Cyrihut. Banorët megjithatë tregojnë mirëkuptim, raporton «20 Minuten».

«Fëmijët vrapojnë vërdallë, të moshuarit rrinë ulur para kabinave dhe gratë bisedojnë me njëra-tjetrën», e përshkruan media atmosferën në kampin e romëve mu pranë një are misri në Madetswil. Fjala është për 100 romë nomadë francezë, të cilëve, duke qenë se nuk kanë shtetësi zvicerane, në shumë komuna zvicerane nuk iu lejohet qëndrimi në vendet zyrtare për kamping. Vendi ku ata janë vendosur janë prona private të dy bujqërve të asaj ane. Sigurisht që ata janë vendosur me miratimin e tyre.

Njëri prej bujqërve ishte duke ardhur me traktor, kur e kishin ndaluar nomadët për ta pyetur nëse guxonin të vendoseshin në tokën e tij. Ai kishte miratuar pa u menduar gjatë, pasi ia kishin rrëfyer dertin që kishin udhëtarët: «Janë familje me fëmijë», e citon media arsyetimin e Erich Aellig. Por, si janë të kujdesshëm zviceranët, ai ishte interesuar për mysafirët e tij te pronarët e fundit ku kishin qëndruar ata. Përndryshe, nomadët për dy javë qëndrim në pronën e tij do të paguajnë 1’000 franga. Ndërkaq detyrimet për konejnerët e plehërave dhe furnizimin me ujë i kanë shlyer drejpërdrejt në komunë, raporton media.

Fshatarët janë të ndarë, sa i përket vendosjes së nomadëve, por vërtet nuk është ankuar askush. Komuniteti i këtyre romëve i takon besimit të krishterë evangjelist. Në ditët në vijim ata do të grenë edhe një faltore-çadrër. ks