Një jetë e vogël

Foto: Shutterstock



Ja ku po kalon ai.
Ku shkon? Përherë
pas pikëpyetjes,
pas kthesës së fundit
ndoshta e gjen
përgjigjen e kërkuar.

Ja ku po qëndron ai
dhe habitet: dhëmbët e fundit
i ka larë si të parët.
Po ai pas mjekrës
kush është?

Ja ku shtrihet ai
veshur me kadife e mëndafsh dhe
me po atë kostum me të cilin
së fundi shkonte në varrime.

Ja ku po fluturon ai
me takatin që i ka mbetur
me hirin në shputa
me sheqer pluhuri në gisht
me arin mbi majë flatrash.
Qoftë i mirëseardhur!

Nga gjermanishtja:
Enver ROBELLI

Jochen Jung është poet e botues austriak.