Një i arrestuar për rrezik terrorizmi në Zvicër




Një 35-vjeçar tunizian arrestohet në Gjenevë. Dyshohet se qëndron në kontkt me terroristë ndërkombëtarë, njofton Tages Anzeiger.

Arrestimi ka ndoshur me 12 janar nga një njesit i forcave speciale në Gjenevë. Media i referohet edicionit të 20 janarit të gazetës «Tribune de Genève». Sipas saj 35-vjeçari është observuar prej muajsh nga shërbimi informativ dhe është kualifikuar si i rrezikshëm për sigurinë e brendshme të Zvicrës.

I arrestuari, sipas medias, jeton prej kohësh në Gjenevë, por në sy ka rënë vetëm vitin e kaluar. Ai kishte shpërndarë, me lejen e autoriteteve, një botim të Kuranit në ambientet publike të Gjenevës. Një medie tjetër ka raportuar se si ai në stendën e qendrës kulturore shqiptare të Friburgut kishte ngritur flamurin e grupimit Ansar al-Sharia, e cila në Tunizi dhe SHBA është në listën e organizatave terroriste.

I dyshuari i arrestuar në Zvicër qëndron për qëllime studimi. Ai ka rezultuar të jetë në kontakt me një person nga Tunizia në emigracion, i cili është dënuar për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Të arrestuarit i ngarkohen edhe akuza për lëndime trupore dhe delikte të tjera. Ai tani është i burgosur në një qeli në vetmi dhe pritet të gjykohet. / ksNjë 35-vjeçar tunizian arrestohet në Gjenevë. Dyshohet se qëndron në kontkt me terroristë ndërkombëtarë, njofton Tages Anzeiger.

Arrestimi ka ndoshur me 12 janar nga një njesit i forcave speciale në Gjenevë. Media i referohet edicionit të 20 janarit të gazetës «Tribune de Genève». Sipas saj 35-vjeçari është observuar prej muajsh nga shërbimi informativ dhe është kualifikuar si i rrezikshëm për sigurinë e brendshme të Zvicrës.

I arrestuari, sipas medias, jeton prej kohësh në Gjenevë, por në sy ka rënë vetëm vitin e kaluar. Ai kishte shpërndarë, me lejen e autoriteteve, një botim të Kuranit në ambientet publike të Gjenevës. Një medie tjetër ka raportuar se si ai në stendën e qendrës kulturore shqiptare të Friburgut kishte ngritur flamurin e grupimit Ansar al-Sharia, e cila në Tunizi dhe SHBA është në listën e organizatave terroriste.

I dyshuari i arrestuar në Zvicër qëndron për qëllime studimi. Ai ka rezultuar të jetë në kontakt me një person nga Tunizia në emigracion, i cili është dënuar për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Të arrestuarit i ngarkohen edhe akuza për lëndime trupore dhe delikte të tjera. Ai tani është i burgosur në një qeli në vetmi dhe pritet të gjykohet. / ks