Një i arrestuar në Suharekë për prostitucion

Merret vesh se policia ka arrestuar sot, në Prizren, një të dyshuar për «Mundësim ose detyrim në prostitucion».

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore me njësitë vartëse nga Prizreni, të udhëhequr nga prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, sot, me datë 14 qershor 2016, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e një (1) personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale «Mundësim ose detyrim në prostitucion», transmeton Koha.net.

Ky operacioni policor është realizuar në Suharekë, dhe si rezultat i punës së zyrtarëve policorë është identifikuar edhe një (1) viktimë e trafikimit.

Nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vepër penale me këtë rast është arrestuar:

R. S. i lindur me 1984 – M/Sh/Kosovës.

Personi i arrestuar me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje prej 48 orëve.