Një histori me mbret

[Best_Wordpress_Gallery id=”126″ gal_title=”Friburg”]

Fate njerëzish të ‹vegjël› fitojnë vëmendjen e botës. Falë një fotografi, por edhe kurajës së njërës palë dhe mirënjohjes së tjetrës.

Kujtim SHABANI

Në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore. Ajo në fakt ishte gatuar dhe era e saj të zinte frymën. Kishte filluar përndjekja e hebrenjve në Evropë. Një vend i vogël dhe një mbret i madh, së paku si staturë, kishin vendosur të mos i bindeshin frymës së kohës. Ato e kishin kodin e tyre që s’u nënshtrohej urdhrave të politikës. Ahmet Zogu njihej për veprimet e tij të paskrupullta, fisnik u bë me një gjest për të cilin i përkulet me nderim e gjithë bota e iluminuar.

«400 pasaporta ka lëshuar Mbretëria shqiptare për hebrenjtë, kurse viza nuk e di sa kanë qenë», shprehet qartë nëpër shtëllungat e tymit të cigares trashëgimtari i fronit mbretëror, Leka Zogu i Parë për dokumentarin «Besa – the Promise».

«Besa e shqiptarit më e madhe se purtetë e arit»

«Kjo është historia që kërkoj!», thotë njëri ndër protagonistët e ngjarjes «Besa», e cila prej vitesh po bën xhiron e botës, Norman H. Gershman. Fotografi mbush valixhet dhe niset për në Shqipëri t’i takojë këta heronj të heshtur që u bënë strehë hebrenjve të përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitet 2003 deri 2005 ai ka qëndruar disa herë në Shqipëri dhe i ka takuar mikpritësit e hebrenjve dhe trashëgimtarët e tyre, i ka intervistuar dhe ka fiksuar me aparatin e tij motive nga më interesantet.

«Ne e kishim një sahat me bombë në shpi», e kujton pjesëtari i një familjeje situatën rreth strehimit të hebrenjve gjatë pushtimit nazist të Shqipërisë. Sistemimi i hebrenjve në Shqipëri kishte qenë më shumë se një kurajë – një aleancë qytetare. Shqiptarët e kishin ndarë mendjen t’u dilnin për zot atyre. Ata ishin veshur me tesha shqiptare dhe kishin marrë emra shqip. Nga Esther ishte bërë Fatime. Fat! Asnjë hebre nuk u ishte dorëzuar nazistëve. Kishte pasur edhe policë që kishin strehuar të përndjekur hebrenj! «Besa e shqiptarit më e madhe se purtetë e arit», e shpjegon nikoqiri fisnik këtë vepër në dokumentar.

«Majr ke bo taj, hallall të qoftë!» e rrëfen një krutan me sharmin e dialektit të tij reagimin e të tjerëve për faktin që këta kishin strehuar një familje hebraike. Njëri tregon peripecitë e kalimit të një postblloku gjerman, duke e transportuar familjen hebraike për shkaqe sigurie, nga Tirana në Krujë. «Kur e kaluam postbllokun nuk mund t’i mbanim dot lotët», rrëfen ai. Aty pastaj vazhdon rrëfimin, me lot në sy, e mbijetuara e këtij rasti.

Në dokumentar shfaqen situata të animuara. Mbase sepse ato ngjarje nuk mund të riprodhohen ndryshe. Në film dëshmojnë edhe mikpritësit, edhe të strehuarit. Filmi xhirohet pjesërisht – në Amerikë, Shqipëri, Bullgari, Izrael.

Amanet brez pas brezi

Është një histori që e dominon filmin. Ajo e familjes Hoxha, e cila e kishte strehuar për një vit familjen e Nissim Alajem-it. Familja Hoxha është me prejardhje nga Shkupi. «Aty ku ka lindur nënë Tereza», thekson Rexhep Hoxha. Babai i tij, që i kishte strehuar hebrenjtë kishte qenë pastiçer. «Ai lindi i varfër, vdiq i varfër», rrëfen Rexhepi për babanë e tij, Rifat Hoxha. Gjyshi kishte qenë një klerik mysliman. Ai e kishte lëshuar shtëpinë për t’i bërë vend familjes hebraike.

Rexhep Hoxha rrëfen se në shtëpi nuk ishte folur shumë për çështjen e strehimit të hebrenjve. Ky kishte qenë një gjest i vetëkuptueshëm. Atij i kishte bërë gjithnjë përshtypje një libër në tri vëllime që e kishte lënë zoti Nissim, siç e quan ai. Kur ishte larguar nga Shqipëria, ai librin ia kishte lënë në dorëzim, jo: në besë Rifat Hoxhës – ta ruante, se kur do të përfundonte lufta do të kthehej ta merrte.

Por, zoti Nissim nuk u bë i gjallë. Gjatë periudhës së komunizmit, komunikimi me botën ishte ndërprerë. Ata tani po sakrifikonin duke e strehuar një libër që s’e merrnin vesh se ç’ishte. Ndërkohë Rifat Hoxha ndërron jetë. Ai librin ia kishte lënë amanet të birit Rexhepit. Prej 66 vjetësh e kishin në besë atë. Për çdo rast, Rifati e kishte caktuar të birin e tij të kujdesej për amanetin.

Ata e kishin vetëm një tregues. Në faqen e parë të librit, Nissim-i kishte bërë një shënim për ditën e martesës dhe atë të lindjes së djalit të tij, Aron-it. Rexhep Hoxhën këto të dhëna e shpijnë në Sofje, pastaj në Jerusalem. Bashkë me të birin. Ai e bën një dua në xhaminë e famshme. Pastaj e lë një lutje në Murin e Ankimeve. Vjen një takim me nipin e Nissim-it. Kulminacion! Kishte 15 vjet që nuk kishte lënë gur pa lëvizur t’u binte në gjurmë pronarëve të librit. Por, nipi nuk di asgjë nga kjo histori! Rexhep Hoxha nuk dorëzohet, ai është aq pranë përmbushjes së amanetit. «I thuaj babait për ne, ai me siguri do të dojë t’na takojë», i lutet me durim perëndie Rexhep Hoxha nipit të Nissim-it dhe djalit të Aron-it.

«Mirë se ke ardhur në Izrael!», e uron Aron-i në anglisht. «Tungjatjeta», ia kthen Rexhepi në shqip. E kam një porosi, i thotë Rexhepi, dhe ia zgjat librin. Tora! Aron e lexon shënimin për martesën e prindërve dhe lindjen e vet. Ai nuk duron më… Aron e kishte heshtur historinë e përndjekjes…, sepse nuk kishte dashur ta kujtonte atë, ka filluar një jetë të re në Izrael dhe e ka ndërruar edhe emrin… Por, është një besë që e gjen megjithatë. Dhe, Aron shkrehet në vaj.

Në auditorin e Universitetit të Friburgut fillojnë dënesat. Dokumentari u shfaq të mërkurën e 25 marsit në kuadër të aktiviteteve lidhur me ekspozitën «Besa», e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji, në ambientet e universitetit. Nuk ishte një përrallë me mbret për gjumë të ëmbël. Por, një histori që të lë pa gjumë. Dhe me mbret.[Best_Wordpress_Gallery id=”126″ gal_title=”Friburg”]

Në auditorin e Universitetit të Friburgut fillojnë dënesat. Dokumentari u shfaq të mërkurën e 25 marsit në kuadër të aktiviteteve lidhur me ekspozitën «Besa», e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji, në ambientet e universitetit. Nuk ishte një përrallë me mbret për gjumë të ëmbël. Por, një histori që të lë pa gjumë. Dhe me mbret.