Një grua

Foto: Shutterstock



Në dhomën e errët ti je e pakrehur,

Në rrugën e ndritur – e kapur në peng.

E bukur vërtitesh, o grua e dehur

Në rrugë e aheng.

 

Dhe bisht i fustanit përdhe të përdridhet

Si gjarpër që pluhurit vdes.

E sheh si kjo jetëz e ndezur s`të fiket?

Hajt, ndizu dhe qesh!

 

Shqipëroi: Ditëro Agolli