Një gjerman i ri në takimin letrar

Foto: Shutterstock



Quhem Albrecht Dürer
Po unë nuk jam piktor
Nuk shkrova librin mbi fortifikimin e kështjellave
As mbi proporcionet njerëzore
13 tipa meshkuj 13 tipa femra
Banoj në qytezën Marburg në Augustinergasse
Fantazma e Gotfried Bennit tani këtu shet sallame
I përkas partisë së të gjelbërve.
Kam 35 vjet
Shkova në Osviencim
Me briskun e konservave
Shfletova të kaluarën
Nuk dëshiroj të anuloj historinë
Ndonëse jam jurist
Nuk dëshiroj të jem gjithnjë fajtor
Se jam gjerman
Nganjëherë ëndërroj depo të mbeturinave të metaleve
Parmakë të humnerave
Kam parë së aërmi komunizmin
Yje të kuq në qiellin e mykur
Në drurë në vend të gjetheve
Janë tundur pallto bojë hiri
Stërvita pëllumba paqe
A thua mendoni se njerëzimi është i çmendur
Sepse të çmendurit janë të pakuptueshëm

Përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja