Një familje në rrezik nga dëmet që u shkaktoi në shtëpi ndërtimi i autostradës

Një familje prej pesë anëtarësh nga Babushi i Muhaxherëve në Lipjan është në rrezik, pasi që nga lëvizjet e makinave të rënda të Bechtel Enkas, që po përdoren në ndërtimin e autostradës me Shkupin, është dëmtuar rëndë shtëpia e tyre.




Ata janë detyruar të heqin dorë edhe nga tregtimi i perimeve, biznes nga i cili mbijetonin, pasi që nga pluhuri janë bërë të papërdorshme, derisa kërkojnë të kompensohen për dëmet që u janë shkaktuar.

Gjatë së mërkurës, familjen e ka vizituar edhe një ekip nga Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Lipjanit, për të vlerësuar gjendjen.

Familja Qamili thotë se do të kërkojë kompensim për dëmet që i janë shkaktuar.

KTV-ja ka provuar të marrë edhe një qëndrim të ndërtuesit të autostradës Prishtinë – Shkup, Bechtel Enka, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur gjatë ditës.