Një delegacion i GD-së vuri kurora lulesh te shtatorja e Nënës Terezë

Sot, një delegacion nga kryesia e GD-së vendosi kurora me lule tek shtatorja e humanistes Nëna Tereze në Prishtinë.

Kryetarja e kësaj strukture partiake Justina Shiroka-Pula, njofton kumtesa nga kjo parti, e vlerësoi lartë kontributin e Nënës Terezë për njerëzimin duke thënë të jetë “dhurata e këtij kombi për njerëzimin”.

Në nderim të veprës së Nënës Terezë, ishin edhe anëtaret e kryesisë së GD-së Blerta Deliu-Kodra e Vjosa Sheholli dhe veprimtarja Sadete Musa-Ramadani.

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, në muajin shtator ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për ta shënuar këtë datë të rëndësishme botërore, por dhe veprimtarinë humane të bijës së këtij vendi, Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë.