Një çerek shekulli nga shpallja e parë e pavarësisë së Republikës së Kosovës

Për shumicën dërmuese të shqiptarëve, e sidomos ata të gjeneratave më të reja se 30 vjet, shpallja e Republikës së Kosovës është e lidhur më 17 shkurtin e vitit 2008.

Por, në të vërtetë, fillet e shtetit të sotëm të Kosovës janë ngjizur shumë me herët.

Për herë të parë, Kosova u shpall republikë si pavarësim nga Serbia, para një çerek shekulli, raporton KTV.

Saktësisht 25 vjet më parë, më 7 shtator 1990, pasi kishin shpallur deklaratën e Kushtetutës më 2 korrik, deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, e shpallën Kosovën Republikë në një mbledhje të fshehtë në Kaçanik.

Rreth 80 deputetët e pranishëm nga 111, sa kishte kuvendi atëherë, votuan unanimisht, duke aprovuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Krerët e atij institucioni e kujtojnë me krenari atë mbledhje.

Siç tregojnë deputetët e asaj legjislature të Kuvendit, kërkohej shumë guxim dhe vendosmëri për vendime aq të mëdha.

Por, pavarësisht rëndësisë së saj historike e politiko-juridike, Kushtetuta e Kosovës nuk i referohet fare asaj të Kaçanikut, transmeton Koha.net.