Një burrë dhe një grua arrestohen për vjedhje të veglave të punës

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se janë arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët kanë vjedhur vegla pune në një market në Pejë.




«Janë arrestuar një femër (shqiptare) dhe një mashkull (shqiptar), të cilët përmes kamerave janë identifikuar se janë duke vjedhur vegla të punës në një market», thotë PK, transmeton Koha.net.

PK shton se njësiti i hetimeve dhe Krimteknika i kanë identifikuar veglat e vjedhura, po ashtu edhe të dyshuarit janë identifikuar dhe me urdhër të prokurorit njëri prej tyre dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet.