Një 7-vjeçare aplikon te Google dhe merr një përgjigje nga bosi i saj

Shtatëvjeçarja i shkruan shefit të Google dhe i rrëfen atij për ëndrrat e saj. Ai i përgjigjet personalisht. Dhe për këtë raportojnë sot edhe mediat zvicerane.

Pamje nga eksterieri i një përfaqësie të Google në SHBA. Foto: Pozdeyev Vitaly / Shutterstock.



Emri i saj është Chloe Bridgewater dhe jeton në qytetin e Herefordit në Angli. Ajo është shtatë vjeç dhe i do kommpjuterat e robotët. Kur të rritet, dëshiron të punojë te Google. Prandaj edhe i thur një letër direkt bosit të Google, Sundar Pichai. Aty rrëfen për qëllimet dhe ëndrra e tjera që ka – të punojë në një fabrikë çokollatash dhe të marrë pjesë në lojërat olimpike si notare.

Dhe, letra e vajzës përfundon vërtet te shefi. Ai i përgjigjet vajzës së vogël britanike me një letër. Bosi i falënderohet asaj për letrën dhe e inkurajon atë t’i ndjekë ëndërrat e saj. Kështu ajo mund t’i arrijë të gjitha, të cilave iu ka mësyrë. «Unë e mirëpres aplikimin tënd kur ta kesh kryer shkollën», e përfundon letrën Pichai.

Arsyeja se përse vajza është kaq e magjepsur pas Google është babai i saj. Ajo e ka pyetur atë, se ku kishte dëshirë që të punonte ai, ka treguar vajza për «Business Insider». Ai i është për gjigjur: Në Google. Vajza ia kthen se edhe ajo mendon njëlloj. Ishte babai ai i cili e kishte inkurajuar atë t’i shkruante shefit të Google personalisht. ks