Një 34-vjeçar shqiptar rrezikon dëbimin nga Zvicra për përdhunim

Dhunuesi nuk mund të ruhej, sepse një dënim i mëhershëm për vrasje ishte fshirë në dëshminë penale. Por një ligj i ri do ta ndryshojë këtë praktikë.

Foto: Rommel Canlas / Shutterstock.com

Një kosovar 34 vjeçar të hënën që shkoi u dënua nga Gjykata e Lartë e Cyrihut me tetë vite e gjysmë heqje lirie për përdhunim të kualifikuar dhe dhunë të shumfishtë seksuale të kualifikuar. Ai nuk mund të ruhej, edhe pse një gjë të tillë e kishte rekomanduar një vlerësim psikiatrik. Në vlerësimin e recedivizmit nuk mund të konsiderohej delikti i një vrasjeje, të cilën ai e kishte kryer në moshën 17 vjeçare. Gjykimi ishte fshirë në dëshminë penale.

Kësi rastesh mund t’i shmangë vetëm një ligj i ri, i cili është miratuar në këshillat federalë, ndërkohë që ka skaduar edhe afati i referendumit. Nuk dihet vetëm se kur ai do të hyjë në fuqi. Njëherë për njëherë duhet të riprogramohet dëshmia penale dhe të përshtaten urdhëresat përkatëse, është shprehur për Tages Anzeiger shefi i informacionit të Ministrisë së Drejtësisë.

Kur të ketë hyrë në fuqi ky ligj, gjykimet do të ngelin më gjatë ose përgjithmonë në dëshminë penale. Gjithsesi përjetësisht në dëshminë penale do të qëndrojnë gjykimet që lidhen me vepra të rënda penale ose dënimet me burgim të përjetshëm. Dhe si vepra të rënda penale, sipas ligjit, konsiderohen: vrasja me paramendim, vrasja, lëndimet e rënda trupore, si dhe format e kualifikuara të pengmarrjes, veprimet seksuale me fëmijë, përdhunimet, përdhosjet, zjarrvënia, gjenocidi ose krimet kundër njerëzimit.

Për më tepër, në ligj është fshirë aneksi se një gjykim i shlyer nuk mund t’i ngarkohet edhe njëherë një të akuzuari. Në rastin e kosovarit, ai vërtet nuk mund të ruhej, por tani i kanoset dëbimi. Për këtë ekszistojnë të gjitha kushtet, raportojnë mediat zvicerane. Enti për Migracion nuk ka dashur të shprehet për rastin. Mbetet e paqartë se kur ai do të lirohet nga burgu. Koosvari është nga 2011-ta në burg. Duke qenë se Gjykata e Lartë e ka ulur dënimin e tij nga nëntë vjet në tetë e gjysmë, ai mund të dalë së shpejti. Në praktikë, autorët lëshohen pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit. ks