Nisin hetimet për rrënimin e Hanit në Qendrën Historike të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet për rrënimin e Hanit të familjes Mullafazliu.

Kryeprokurori Sylë Hoxha ka autorizuar Policinë e Kosovës për të bërë hetime lidhur me rrënimin e objektit në Qendrën Historike të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.
«Duhet ta shohim se kush ka dhënë apo nuk ka dhënë leje dhe përse nuk është ndërmarrë asgjë nga Komuna», ka thënë Hoxha, tek ka shtuar se të martën në zyrë i ka arritur edhe një kallëzim penal ndaj një individi, të cilit nuk ka dashur t’ia përmendë emrin për shkak se procesi është në fazën fillestare.

Rrënimi i Hanit të shekullit XIX kishte filluar në ditën e katërt të gushtit të këtij viti.

Me fillimin e edicionit të sivjetmë të festivalit të filmit të shkurtër dhe atij dokumentar «DokuFest», më 8 të muajit gusht, hapësira ishte shndërruar në parking. Institucionet lokale e qendrore e kanë mirëpritur nisjen e hetimeve duke thënë se janë të hapura për bashkëpunim me drejtësinë, përcjell koha.net. Objekti gjendej në pjesën e vjetër të qytetit, zonë kjo që mbrohet nga një ligj i veçantë – ai për Qendrën Historike të Prizrenit.

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, ka thënë se mirëpresin të gjitha veprimet që kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fushën e trashëgimisë kulturore.