Nis ndërtimi i gjimnazit në Laplasellë të Graçanicës

Graçanicë, 7 tetor - Komuna e Graçanicës ka nisur të martën ndërtimin e objektit të gjimnazit në fshatin Laplasellë të kësaj komune. Sipas një njoftimi të Komunës, ndërtimi i këtij objekti ka nisur në oborrin e shkollës fillore «MiladinMitiq», shkruan sot Koha Ditore.




Sipas Drejtorisë së Planifikimit Urban, aty do të bëhet edhe rikonstruksioni i tualeteve ekzistuese.

Sipas zyrtarëve komunalë, investitor i këtij projekti është Komuna e Graçanicës, e cila ka ndarë mjetet nga granti qeveritar. «Këtë vit në fazën e parë do të ndërtohet një palestër dhe do të rindërtohen plotësisht tualetet. Palestra do të ketë një hapësirë prej 700 metrash katrorë dhe pos hapësirës për aktivitete sportive, në kuadrin e saj do të ketë dhoma shtesë, pajisjet e magazinimit, tualeteve.

Nxënësit e shkollës fillore «Miladin Mitiq» dhe dy shkollat e mesme, ajo Ekonomike dhe gjimnazit, do të kenë kushte të përmirësuara dhe një organizatë fizike të garave të mësimdhënies dhe të shkollës», thuhet në këtë njoftim të Komunës së Graçanicës.