Nis dezinsektimi kundër mushkonjave në Obiliq

Zyrtarët komunalë të Obiliqit kanë njoftuar se ka nisur faza e parë e dezinsektimit të territorit e saj.

Nëpërmjet këtij njoftimi, thuhet se spërkatja po bëhet kundër mushkonjave, si bartëse të shumë sëmundjeve ngjitëse, shkruan sot «Koha Ditore».

«Ka nisur faza e parë e dezinsektimit në tërë territorin e Komunës së Obiliqit. Dezinsektimi (spërkatja kundër mushkonjave) është një metodë që merret me zhdukjen e bartësve si shkaktarë të sëmundjeve ngjitëse që nënkupton eliminimin e insekteve, mushkonjave me preparate të caktuara selektive».