Nikoliq thotë se Serbisë i duhet konsensus kombëtar për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi ka shprehur mendimin se është koha për konsensus kombëtar për çështjen e Prishtinës duke e marrë parasysh disponimin gjithnjë e më të madh të BE për çështjen e inkuadrimit të administratës së atjeshme në organizata të numërta ndërkombëtare.




«Mendoj se është koha për konsensus kombëtar se si të vazhdojmë më tutje me Prishtinën, aq më parë që me sa duket Perëndimi më nuk është i disponuar që emërtimi Prishtina të qarkullojë në dokumente zyrtare», u ka thënë Nikoliqi gazetarëve në Beograd.