Nikoliq mbështet marrëveshjet e Brukselit 




Politikën e jashtme dhe të brendshme të shtetit e udhëheq Qeveria e Serbisë, të cilën presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliqi e mbështet.

 

Kështu thuhet në përgjigjen e shkurtër që për gazetën «Danas», e ka thënë koordinatori për bashkëpunim me media në kabinetin e presidentit, Vuk Fatiq, kur është pyetur çfarë është qëndrimi i Nikoliqit për marrëveshjet midis Prishtinës dhe Beogradit, të arritura në Bruksel në fund të gushtit.