Nikoliq: Gjithçka në Kosovë është serbe, që 11 shekuj e kemi ruajtur

Pas Partisë Popullore të Sërbisë, edhe Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka reaguar në parandalim të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.




Ai ka thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet e saj në pengim të rrugës së anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net.

Presidenti serb është kthyer shumë mbrapa duke thënë se Serbia e ka ruajtur plot 11 shekuj Kosoven dhe çdo gjë në Kosovë, madje dhe territori është vetëm e Serbisë.

«Jemi duke u përpjekur që të bindim njerëz nga e gjithë bota me argumentin se Kosova nuk mund të anëtarësohet në UNESCO, pasi trashëgimia kulturore dhe histori e Kosovës janë të Serbisë. Ne, serbët e kemi ruajtur dhe do ta ruajmë (Kosovën), sepse territori dhe gjithçka brenda tij, janë serbe», u shpreh Nikoliq.

Krejt në fund ai ka thënë se përpjekjet serbe për të penguar Kosovën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, nuk do të ndalen kurrë, edhe pse shpesh dinë të jenë edhe torturuese.