Ngritët aktakuzë ndaj Ferid Aganit për rastin «Stenta»

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka ngritur sot aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve, në mesin e tyre edhe Ferid Aganin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

«Në këtë aktakuzë janë përfshirë 60 persona fizik dhe 4 persona juridik. Në mesin e 60 personave fizik janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore», thuhet në njoftimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ministri Agani dhe Gani Shabani, sekretar i përgjithshëm i një ministrie janë akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4 lidhur më nenin 31 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më ligjin për prokurimin publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, për periudhën 2011 -2015, i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat IMH në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës ashtu që në vend që të lejoheshin pagesat deri ne 70% të shpenzime për trajtim mjekësor, të njëjtit lejuan pagesat prej 100 % edhe për rastet kur nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, pra për rastet kur pacientët nuk ishin invalidë të luftës ose raste sociale.

Ky është njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit:

II. Të pandehurit G. B., S. Gj., F. Sh., B. Z., H. S., B. G., F. H., K. P., D. G., H. Q., A. K., E. P., E. H., A. P., N. M., D. K., A. B., Xh. K., L. P., R. M., janë akuzuar për shkak të veprës penale: – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.3 lidhur më nenin 31 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës. Këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë u kanë lëshuar pacientëve ose familjarëve të tyre letrat referuese për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi që të njëjtit i kishin kryer të gjitha trajtimet mjekësore dhe më nuk kishin nevojë për trajtim mjekësor e në disa raste këto letra referuese i kishin lëshuar edhe për persona të vdekur, të cilat letra pastaj ishin njëri ndër kushtet kryesore për tua mundësuar të pandehurve F.A. dhe G.Sh. që të lejonin pagesat për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, të cilat pagesa për periudhën 2011 – 2015 kanë arritur për të dy spitale private në shumë prej 4,555,553.00 euro.
III. Të pandehurit: G. B., D. G., E. M., N. R., N. Z., A. K., S. Gj., F. S., L. K., H. S., B. Z., R. E., H. H., B. G., F. S., A. L., A. B., H. Q., G. B., B. M., D. M., B. K., F. S., M. G., M. S., Sh. Sh., F. H., K. P., B. G., B. P., F. Sh., M. A., I. A., P. A., A. S., S. Sh. dhe L. P., janë akuzuar secili veç e veç për veprat penale: – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 dhe 2.4 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe – Marrje e ryshfetit nga neni nga neni 428 paragrafi. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Këta të pandehur duke bashkëpunuar më pronarët dhe aksionarët e spitaleve private IMH dhe EDA kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, duke referuar dhe dërguar pacientë nga institucionet publike shëndetësore në këto dy spitale private në kundërshtim më sistemin e referimit të pacientëve dhe për ketë kanë marr ryshfet nga këto spitale, shuma të parave që shkonin deri në 500 euro nëse pacienti i referuar / dërguar vendoste stentë dhe 150 euro nëse pacienti bënte vetëm koronarografinë. Shumat e ryshfetit që merrnin këta të pandehur sillen nga 150 euro deri në 21,985 euro. Më veprimet e tyre këta të pandehur u shkaktonin dëm pacientëve, i cili dëm sillej nga 700 euro deri në 18,000.00 euro për person dhe më këto veprime për periudhën 2011 -2015 ia kanë mundësuar përfitimet financiare spitalit IMH në shumë prej4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro ose të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro
IV. Të pandehurit: A. H., A. B., A. T., D. S., A. B., B. P. dhe L. B. janë akuzuar për veprën penale – Dhënie e ryshfetit nga neni nga neni 429 paragrafi. 2 dhe 3 lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Këta të pandehur si zyrtarë të spitaleve private IMH dhe EDA pas marrëveshjeve që kishin arritur me të pandehurit që punonin në institucionet publike shëndetësore, u kanë dhënë atyre ryshfet ashtu që për çdo pacient të dërguar për vendosjen e stentës i paguanin nga 500 euro dhe për çdo koronarografi paguanin nga 150 euro. Nga pacientët që dërgoheshin në këto spitale për trajtim mjekësor për periudhën 2011 -2015 përfituan financiarisht si në vijim: spitali IMH shumën prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro ose të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro.

V. Të pandehurit: A. H., M. Q., Sh. E., R. Q., A. B., B. P., L. B., dhe B. Z., janë akuzuar për vepër penale – Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 dhe 4 lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të pandehurit B. P., L. B., dhe B. Z., edhe për veprën penale -Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike nga neni 262 paragrafi. 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Këta të pandehur u kishin thënë pacientëve së ua kishin vendosur një numër të caktuar të stentave, mirëpo të njëjtit pacientë pasi që kishin bërë kontrollet në qendra tjera mjekësore në Kosovë ose jashtë vendit kishin konstatuar së ata nuk i kishin të vendosura stentat ashtu siç u kishin thënë dhe siç i kishin paguar në spitalet private IMH dhe EDA. Në këto spitale për periudhën 2011 – 2014 kishin vdekur një numër i madh i pacientëve (152 pacientë ne spitalin IMH dhe 70 pacientë në spitalin EDA) për këto rastet të vdekjes këta të pandehur nuk kishin vepruar sipas ligjit për shëndetësinë, i cili i detyronte që të bënin obduksionin për secilin pacient që kishte vdekur brenda 72 orëve nga momenti i vendosjes së tyre në këto spitale.

Gjithashtu spitali privat EDA kohë pas kohe kishte punuar pa licencë ose kishte të punësuar mjek që nuk kishin licencë për punën që kryenin në ketë spital

VI. Të pandehurit – Personat juridik: IMH, EDA dhe doktorë, janë akuzuar për veprën penale – Dhënie e ryshfetit nga neni nga neni 429 paragrafi. 2 dhe 3 lidhur më nenin 40 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-ës), ndërsa të pandehurit – personat juridik IMH dhe EDA edhe për veprën penale – Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-ës). Për këta persona është propozuar edhe ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë.

VII. Të pandehurit: personi juridik IMH dhe drejtori i saj i pandehuri A. H., personi juridik EDA dhe drejtoi i saj L. B., personi juridik N.SH. «D.» dhe drejtori i saj B. P. dhe N.SH. «Z. dhe R.» Dhe drejtori i saj N. Z. Janë akuzuar për shkak të veprës penale: – Shmangia nga tatimi dhe atë: A. H. dhe IMH nga neni 313 paragrafi 3 lidhur më paragrafin 1, ndërsa të pandehurit: L. B., dhe EDA, B. P. dhe N.SH. «D.», si dhe i pandehuri N. Z. dhe N.SH. «Z. dhe R.» nga neni 313 paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur më nenin 63 par. 1, 2 dhe 3 të Ligjit nr. 03/l-222 për administratën tatimore dhe procedurat të datës 12.07.2010.
Sipas raportit të ATK-së, IMH si person juridik, drejtor i të cilit është i pandehuri A. H. për vitet 2011 – 2015 i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 83,691.77 euro,personi juridik EDA si person juridik, drejtor i të cilit është i pandehuri L. B. për vitet 2011 – 2015 i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 49,392.57 euro, personi juridik – N.SH. «D.» si person juridik, drejtor i të cilit është i pandehuri B. P. për vitet 2012 – 2014 i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 17.265.38 euro, dhe i pandehuri N. Z. si pronar i N.SH. «Z. dhe R.» i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 22.883.33 euro

Në ketë çështje penale hetimet janë zhvilluar kundër 116 personave fizik dhe 4 personave juridik mirëpo për 56 persona fizik nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet për veprën penale për të cilën janë zhvilluar hetimet, mirëpo për një numër të konsiderueshëm të tyre janë identifikuar disa dyshime për veprime tjera inkriminuese dhe për këto veprime të dyshimta çështja penale ka kaluar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë si prokurori kompetente për të hetuar veprimet e dyshuara.