«Ngjitja e ‹FC Kosovës› në Ligën e Parë është një fitore për të gjithë shqiptarët e Zvicrës»

Klubi Futbollistik – «FC Kosova» ngjitet në Ligën e Parë të Futbollit në Zvicër. Për punën, suksesin, perspektivën, sfidat dhe financimin e «FC Kosova»-s flet kryetari i klubit, Arsim Hyseni.

Intervistoi Kujtim SHABANI

Zoti Hyseni, çka do të thotë fitorja e «FC Kosova»-s sot?

«FC Kosova» me fitoren e sotme 2:1 ndaj «FC Amriswil»-it është ngjitur në Ligën e Parë ‹Classic› të futbollit në Zvicër! Kjo është e arritura më e madhe e Klubit nga viti 1994, kur ai është themeluar. Por, kjo njëkohësisht është edhe një sukses i rrallë për shqiptarët e Cyrihut dhe të gjithë Zvicrës, në përgjithësi. «FC Kosova» është një simbol i integrimit në Zvicër. Prandaj fitorja ka edhe këtë dimenzion, përveç suksesit sportiv.

Kujt i falënderohen adhuruesit e «FC Kosova»-s për këtë fitore?

Tifozët dhe kryesia e klubit i falënderohen më së shumti trajnerit të ekipit dhe lojtarëve. Sidomos në tre ndeshjet e fundit e kemi kuptuar se e kemi shansin të fitojmë këtë që arritëm sot. Futbollistët tanë kanë luajtur me mençuri, e kanë ruajtur qetësinë… Tre ndeshjet e fundit i kemi fituar me shumë sukses dhe, çka është më e rëndësishmja, nuk kemi marrë as edhe një karton të vetëm të verdhë në tri ndeshje. Kjo ka ndikuar që të ngjitemi në Ligën e Parë të futbollit zviceran, por na bën edhe ekipin e parë ose të dytë për «ferplej» në ligë. Dhe një gjë e tillë është me shumë rëndësi.

Cili ka qenë momenti më emocional për ju ditën e sotme?

Momenti më emocional ka qenë kur referi ka fishkëllyer përfundimin e lojës. Atëherë të gjithë tifozët, të cilët kanë qenë mbi një mijë në numër, kanë hyrë në fushë dhe janë bashkuar me lojtarët dhe me kryesinë e Klubit. Në atë moment e kam humbur fare. Kam qenë si në ëndërr, nuk e kuptoja se çfarë po bëhet. Pasi më kanë dhënë të pi diçka kam filluar ta realizoj se çfarë ka ndodhur.

Çka ndryshon nga nesër për «FC Kosova»-n?

Me siguri se të nesërmen do të zgjohemi vonë, sepse sonte do të festojmë deri në mëngjes bashkërisht. Nga e hëna e tutje do të duhet të orientohemi dhe të përgaditemi për sezonin e ri në Ligën e Parë. Do të lypsen pak përforcime dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm.

Cila është sfida e radhës e «FC Kosova»-s?

Ndonjë sfidë sportive tani për tani nuk kemi. Me datë 27 dhe 28 qershor kemi turnirin, ku do të luajnë të gjitha kategoritë e ekipeve aktive – të juniorëve dhe të të mëdhenjëve. Do të luajnë kryesisht klube shqiptare, por edhe të tjera në ligën aktive – të tretë dhe të dytë. Klubet shqiptare kanë themeluar Unionin e Klubeve Shqiptare në Zvicër dhe me datë 27 do të lujnë të gjitha ekipet shqiptare që performojnë nëpër ligat aktive të Zvicrës. Janë 23-24 klube shqiptare në të gjithë Zvicrën.

Fakti që «FC Kosova» kalon në një ligë më lartë është një sfidë në vete… Si do t’i qaset klubi kësaj?

Definitivisht, sepse nuk kemi luajtur ndonjëherë në këtë ligë. Neve do të na duhen dy ose tre përforcime, për më tepër nuk kemi nevojë, sepse qëndrojmë mirë. Stafi dhe lojtarët shpresoj do të mbesin kështu si është momentalisht. Na duhen pak më shumë financa nga sa kemi momentalisht, edhe pse jemi mjaft stabil për sa u përket atyre – ndër më stabilët në qytetin e Cyrihut, pavarësisht se jemi ekip emigrantësh. Me dy-tre përforcime dhe me pak më shumë financa do të marshojmë të sigurtë në Ligën e Parë.

Si financohet «FC Kosova»?

«FC Kosova» financohet nga të ardhurat vetanake – anëtarësia, nga të hyrat prej biletave – sepse ne kemi shumë shikues në krahasim me rangun tonë –, nga sponsorët. Për të tjerat qëndroj vet mbrapa.

Për fund?

Kam një apel, para së gjithash për të gjithë shqiptarët e Cyrihut dhe rrethinës së tij: Ata të cilët kanë fëmijë të moshës shtatë veç e sipër, të afrohen, të marrin kontakt me ne – t’i sjellin ata te ne të luajnë futboll, sepse, me ndonjë përjashtim, rrallë kush ka ndonjë staf kaq profesional për shkollimin e fëmijëve si ky i yni. Unë ju siguroj që ata do të bëhen futbollistë të sukseshëm dhe fëmijë shumë të mbarë. Të vijnë dhe ta njohin punën tonë nga afër…

Foto: Ariana DRAGUSHA