Ngelet e vështirë hapja e praksave të reja mjekësore në Zvicër

Nu ka rrezik për një invazion të fanellave të bardha nga vendet e Unionit Europian. Mjekët që nuk kanë shërbyer së paku tre vite në një spital zviceran është pothuajse e pamundur të hapin një praksë mjekësore në Zvicër.

Foto: Kuprevich / Shutterstock.com

Më 2008 ka skaduar ndalimi për hapjen e praksave për mjekë të përgjithshëm, ndërsa më 2011 edhe ai për specialistë. Një ndër efektet e këtij skadimi ka qenë imigrimi i mjakëve, e transmeton «swissinfo.ch» një analizë të Observatoriumit Zviceran të Shëndetësisë. Në fakt, ishte shtuar numri i specialistëve të huaj, kurse ai i mjkëve të përgjithshëm kishte ngelur njëlloj.

Për këtë arsye më 2013 u riinstalua një ndalim dhe nga kjo kohë është shënuar një rënie e ardhjes së mjekëve nga jashtë. Ndërsa në kohën e moratoriumit numri i specialistëve në vit ishte rritur mesatarisht për 0,5 për qind, kurse në periudhën pa ndalim ai ishte rritur për 6,1 për qind; në semestrine parë të moratoriumit të ri ai ishte rritur për 2,5 për qind. Në të njëjtat periudha përqindja e ardhjes së mjekëve të përgjithshëm kishte qenë në mënyrë analoge  0,4; 0,8 dhe 1,5.

Moratoriumi i vitit 2013 duhej të skandonte në fund të këtij muaji, kështu parlamenti zviceran vendosi ta vazhdojë atë për tre vite, deri më 2019. Nëse paraqitet nevoja, autoritetet kantonale janë të autorizuara ta lejojnë hapjen e praksave të reja mjekësore. Ky kufizim nuk vlen për mjekë të cilët kanë punuar për tre vite në një institucion të pranuar zviceran për kualifikim të mëtutjemë. Ndërkohë, parlamenti i kërkon qeverisë që në tre vitet e ardhshme të hartojë një plan masash për shkurtimin afatgjatë të shpenzimeve në mjekësinë ambulatore.

Deri më tani kishin dështuar të gjitha përpjekjet për një reformë të mirëfilltë në këtë fushë. 40 për qind të kostove shëndetësore shkojnë në mjekësinë ambulatore, që më 2014 i binte 71,2 miliardë franga. Kompromisi midis aktorëve të interesuar në këtë çështje duket i vështirë, aq më tepër që popullata përmes iniciativave mund t’i përmbysë vendimet e parlamentit. ks