Ngashnjim

Foto: Shutterstock



N’kaltrinë e syve t’tu
Kaherë valëviten velat e bardhë
Të dëshirave të mija.

Ti je sirenë e llastueme
Unë gjuej pulëbardhat valëve t’gjoksit tand.

Kur vjen duhija…
Kur vjen duhija stepeve t’krahnorit
Mos luej me dallgë
Se i mbyt dëshirat bonjake.