«Nga vdekja në vdekje»

Kalvar nëpër rrugët e Ballkanit. «20 Minuten» u bën jehonë përjetimeve të një një grupi refugjatësh nga Siria, Irani, Afganistani, Maroko, Nigeria… rrugës për në vendet e Unionit Europian. Pamje dhe rrëfime rrëqethëse nga Maqedonia, Serbia dhe Hungaria. Njerëzit me të cilët kanë punë ata nganjëherë janë shqiptarë.

Ata dëshirojnë ta shmangin udhën përmes Mesdheut dhe i qasen asaj tokësore përmes Ballkanit. Nëpër Turqi dëshirojnë të kalojnë në Greqi apo në vende të tjera të Unionit Europian. Pasojat: Policia dhe doganierët nuk përmbahen nga dhuna, bandat kriminale përfitojnë nga situata. «Refugjatët s’kanë të drejta», vërenë gazeta. Uria, sëmundjet dhe rreziqet janë përditshmëria e tyre nëpër Ballkan. Për gjendejen e tyre të vështirë tërheq vëmendjen edhe Amnesty International.

Nëpër Maqedoni

«Unë e kisha kaq frikë detin. Por problemet e vërteta filluan pastaj», thotë A.H. nga Siria. «Unë e ndoqa linjën hekurudhore dhe bashkë me 14 të tjerë ia dola deri në kufi me Serbinë. Aty na zuri policia. Ata na shpunë gjithë rrugës mrapsht në kufi me Greqinë. Nuk donin t’ma dinin as emrin. Disa orë i kalova në stacionin policor, pastaj më kaluan në anën tjetër të kufurit», rrëfen një refugjat nga Pakistani. Ndërsa një sirian vazhdon: «Pas 15 minutash policia e ndaloi trenin për Serbi dhe na dha pesë minuta për t’u kthyer mbrapsht në Greqi. Ata qeshnin. As edhe një herë të vetme nuk na pyetën nëse dëshirojmë të aplikojmë për azil.»

«Ne marshonim në drejtim të Shkupit. Kishim rreth katër orë në rrugë, kur na ndaloi policia. Ata na dërguan në zonën e një stacioni në një fshat kufitar. Na kërcënuan se do na mbyllnin në burg nëse ktheheshim përsëri. Kishin edhe një përkthyes, po nuk morrëm vesh asnjë fjalë çfarë na thoshte: Atëherë na çuan mbrapsht në Greqi.» trgon Ismaili, kurd sirian. «Në Maqenoni shkonim nëpër male, ishim një grup prej 150 vetash. Policia maqedonase filloi të shtinte në ne, njëri u plagos në këmbë. Mbi një orë kanë hapur zjarr, tingëllonin si pushkë AK47. Nuk e di çfarë u bë me të plagosurin, ne u ndamë në grupe të vogla dhe ia mbathëm për t’u fshehur. M’u bë se isha ende në Siri» vazhdon një palestinez nga Siria që i jep tre inicialet e emrit të tij: A.I.M. Njëlloj vetëm me iniciale shprehet një sirian tjetër: «Për të pestën herë e morrëm trenin për në Shkup. Na zuri policia dhe na shpuri në një burg apo zonë policore. Aty gjindeshin edhe rreth 40 familje të tjera. Katër orë i kaluam në atë vend, pastaj policia na çoi në kufi me Serbinë dhe na la të lirë. Mendoj se këtë e bënë për shkak të familjeve.»

Ata vijnë nga gjithandej. K., refugjat somalez tregon përvojën dhe ndjesitë e tija: «Policia të godet sapo i lutesh për diçka. Unë nuk i dija këto rregulla, kur bën një gabim – rrihesh». Kurse një refugjat tjetër sirian, N, që na e dhuron edhe titullin shprehet: «Ne endemi nga vdekja në vdekje. Përse po na bëni ilegalë? Njerëzit mbyten në rrugë dhe në binarë». Një afrikan nga Nigeria vazhdon: «Ne nuk na ka mbetur më asgjë. Mafia në Maqedoni na i ka marrë të gjitha. Ka ndodhur në fshatëra, jo në qytete. Na sulmuan nëtë burra me thika. Pastaj shkuam në polici dhe u lutëm për ndihmë … por ata na burgosën neve.» Në Maqedoni, njerëzit me të cilët kishin të bënin refugjatët nganjëherë janë shqiptarë: «Trafikanti i madh ‹Ali Baba› na takoi dhe bëmë një marrëveshje. Për 400 dollarë do na kalonin në anën tjetër të kufurit me Serbinë. Ishte një rrugëtim prej dhjetë orësh nëpër male. Në fillim na prinë, pastaj na lanë vetëm. Na thanë se do vinte një veturë. Pritëm një orë, por nuk u duk asnjë veturë. Binte shi dhe fëmijët ishin lagur deri në kocka. Kështu vazhduam në këmbë më tutje. Dikurë e diktuam që ishim duke u sjellë në rreth. Atëherë na zuri policia dhe na ktheu në Maqedoni», rrëfen M.A., një sirian që këtë rrugë e ka marrë bashkë me me grun dhe dy fëmijë.

Nëpër Serbi

«Ne ishim në Serbi kur na kapi policia. Na futën në një kamion ushtrie dhe na prunë mbrapsht në Maqedoni. Na lëshuan dhe na thanë: ‹Provojeni nesër përsëri›», tregon A.D. nga Siria. Përsëri një sirian, M: «Unë arrita para dy muaj e gjysmë. Ata më morën në pyetje dhe më thanë se për një javë do të më jepnin një kartë identifikimi, por atë s’e kam marrë ndonjëherë. Ata nuk më treguan se aplikimin për azil duhej ta bëja mbrenda 15 ditësh, avokati më tha se për këtë kam më shumë kohë». Ndërsa H, edhe ky nga Sia, ka këtë: «Herën e tretë ishim tre vetë dhe ia arritëm ta kalonim kufirin me Serbinë. Pastaj e morëm autobusin për në Beograd.»

«Serbia është e mrekullueshme, magjike; por këtu nuk ka punë për mua, këtu nuk mund të jetohet. Kam pesë fëmijë, njëri shkon në kolegj, ndërsa një tjetër jeton në Suedi. Për ne Serbia është vetëm një vend tranziti.» tregon B. nga Siria. Por, jo të gjithë ndajnë të njëjtat konsiderata për Serbinë: «Pardje provuam të kalonim në Hungari. Kemi ecur dhjetë orë, për shkak të fëmijëve duhej të bënim një pushim dhe aty na zuri policia. Ajo e rrëzoi në grua përtokë dhe e shkeli me këmbë. U rrah edhe një shtatzëne në muajin e pestë. Pastaj na dërguan në stacion. Mëngjesin tjetër na përzunë», thotë rrfimi i pjesëtarëve nga tre familje afgane me fëmijë dhe pleq. «Në Beograd u paraqitëm në polici, sepse donim të vendoseshim në një qendër azili. Zyrtari na tha të shkonim në UE, nëse dukeshim edhe një herë këtu do na fuste në burg. Ne buajtëm në stacion, pataj ikëm në Suboticë, në kufi me Hungarinë», është dëshmia e H. nga Maroko. Një anonim e vazhdon:«Ne na kapën në Suboticë. 40 veta, dy ditë dhe një natë i kaluam në një zonë policore në një hapësirë të vetme. Nuk kishte tualete, vetëm një kanal të hapur. Nuk na dhanë as për të ngrënë, as për të pirë – as fëmijëve. Na nxorrën në gjyq dhe na dënuan me nga 50 euro gjobë, por ne nuk kishim para. Nuk na caktuan ndonjë avokat. Askush nuk na pyeti nëse dëshironim të aplikonim për azil.

Në Hungari

«Unë kam frikë nga Hungaria. Sapo t’i kemi dhënë gjurmët e gishtërinjëve, për ne mbaroi puna», druan A.H. nga Siria. Të fundit në raportin e «20Minuten» janë një çift nga Irani: «Policia na mbylli në një hapësirë, papritur u futën policë mrenda dhe filluan të bërtasin. Fëmijët u zgjuan dhe u llahtarisën aq shumë, sa përmjerën në pantallona, të gjorët. I pyeta zyrtarët se përse bërtisnin kaq shumë, por ata vazhduan me të njëjtin avaz» rrëfen burri dhe i lutet medies: «Ju lutem t’i tregoni botës për sjelljen çnjerëzore të policisë hungareze ndaj refugjatëve.» ks

Foto: Afishe për refugjatët në një zonë të Shkupit/ Autor: Besnik EMINI