Nga takimi i Veselit me ambasadorët e Quint-it

Herët në mëngjes, kabineti i Kadri Veselit i kishte ftuar mediat për një takim të ambasadorëve të vendeve të Quint-it.




I interesuar që qytetarëve t’ua përcjellë mesazhin se ka përkrahjen e vendeve të Quint’it, megjithatë kjo i ka dështuar Veselit.

Mediat ishin ftuar që të përcjellin takimin por Veseli e ka anuluar konferencën në minutat e fundit.

Për media nuk kanë pranuar të flasin as ambasadorët e pranishëm në takim. Në takim kanë qenë ambasadori i SHBA-së, ai i Britanisë së Madhe, i Italisë, ambasadorja e Gjermanisë dhe ajo e Francës si dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, opozita ka thënë se ata nuk tërhiqen dhe as seanca e ardhshme nuk do të mbahet.

Opozita vazhdon të insistojë se vendin në krizë po e dërgon pozita që s’po tërhiqet, e jo ata me veprimet e fundit.

Kryetarin e Kuvendit e ka takuar edhe Presidentja Atifete Jahjaga, por ajo gjithçka ua ka lënë në dorë politikanëve duke mos lënë mundësi që ajo të kyçet për ta zhbllokuar situatën.