Nga sulmet ruse në Siri, së paku 39 civilë të vrarë e 14 luftëtarë

Së paku 39 civilë, përfshi tetë fëmijë dhe tetë gra, janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në Siri katër ditët e fundit, ka thënë Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut të shtunën, raporton Reuters.




Më tej thuhet gjithashtu se në këto sulme janë vrarë edhe 14 luftëtarë – 12 nga të cilët pjesë e Shtetit Islamik përreth qytetit lindor të Raqqas, dhe dy të tjerë nga Fronti Nusra me lidhje me Al Qaedan, transmeton Koha.net.

Drejtori i Observatoriumit, Rami Abdulrahman, tha se këto shifra përmbajnë vetëm të dhënat e verifikuara.