Nga nesër konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike të Prishtinës

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës përmes një njoftimi për opinionin bën të ditur se nga nesër, 14 qershor, e deri më datën 24 qershor, hapet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike.

Konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në çerdhen për të cilën janë të interesuar, transmeton Koha.net.

Po ashtu njoftohen prindërit e fëmijëve të cilët janë në çerdhe se çerdhet publike do të jenë në pushim vjetor nga 1 deri më 12 gusht.