Nga mbrojtësi i Shqipërisë deri te shou në Singapor: presidentët amerikanë dhe samitet e tyre

Paqe, luftë, demokraci: nga Woodrow Wilson te Donald Trumpi.

Woodrow Wilson.



Woodrow Wilson në Versailles
Më 1919 presidenti amerikan Woodrow Wilson vizitoi Europën. Në bisedimet e paqes në Versailles ai, mes tjerash, kundërshtoi ndarjen e mëtutjeshme të viseve shqiptare dhe siguroi qenësinë e shtetit shqiptar. Woodrow Wilson i fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 1912, tri javë para se në Vlorë të shpallej pavarësia e Shqipërisë. Wilson ishte i pari president amerikan që vizitoi Europën. Në bisedimet për paqe në Francë nën udhëheqjen e Lidhjes së Kombeve Parisi dhe Londra ndikojnë që shtetet humbëse të Luftës së Parë Botërore, konkretisht Gjermania, të paguajnë dëmshpërblime. Më vonë Adolf Hitleri do ta përdorte «poshtërimin» e Gjermanisë në Versailles për të bërë fushatë për zgjedhjen e nazistëve.

Franklin D. Roosevelt në Jaltë
Në shkurt të vitit 1945, pak muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, kryeministri britanik Winston Churchill dhe lideri sovjetik Jozef Stalin takohen në Jaltë të Krimesë për të diskutuar mbi të ardhmen e Europës. Presidenti Roosevelt ishte keq me shëndet, pak javë më vonë ai vdiq. Në Jaltë ai i besoi Stalinit, i cili premtoi se do të lejojë demokracinë në Europën Lindore. Ndodhi e kundërta. Bashkimi Sovjetik i shndërroi shtetet e Europës lindore në shtete satelite, ku sundonte një parti dhe ku shtypej liria e fjalës.

John F. Kennedy dhe Nikita Hrushçovi në Vjenë
Në vitin 1961 në Vjenë u takuan John F. Kennedy dhe Nikita Hrushçovi. Kennedy kishte marrë përgjegjësinë për dështimin e invadimit në Gjirin e Derrave në Kubë. Tani Kennedy po përpiqej të krijonte një raport miqësor me udhëheqësin sovjetik. Por, Hrushçovi e nënçmonte presidentin e ri amerikan. «Dua paqe. Por nëse doni një luftë bërthamore, mund ta keni», i thotë Hrushçov presidentit amerikan. Pas samitit fillon ndërtimi i Murit të Berlinit, një vit më vonë për shkak të krizës së Kubës për pak shpërthen lufta atomike.

Richard Nixon në Kinë
Më 1972 presidenti amerikan Richard Nixon viziton Republikën Popullore të Kinës. Nixon qëndroi një javë (Wilson më 1919 kishte qëndruar gjashtë muaj në Europë). Gjatë vizitës Nixon takoi liderin kinez Mao Cetung. Të dy shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike. Vizitën e kishte përgatitur ministri i atëhershëm i Jashtëm, Henry Kissinger.

Jimmy Carter, Anvar al-Sadat und Menahem Begin në Camp David
Më 1978 në pushimoren e tij në Camp David presidenti amerikan Jimmy Carter u bën konak presidentit të Egjiptiti Anvar al-Sadat dhe kryeministrit të Izraelit Menahem Begin. Marrëveshja e arritur u bë bazë për kontratën e paqes, e cila i dha fund gjendjes së luftës mes Egjiptit dhe Izraelit. Carter kishte kërcënuar të dy palët se do të humbnin përkrahjen amerikane nëse nuk arrijnë marrëveshje. Sadati dhe Begini nderohen me çmimin Nobel. Kairo dhe Tel Avivi vendosin marrëdhënie diplomatike.

Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov në Reykjavík
Ndonëse të dy palët duan të reduktojnë arsenalin e raketave me rreze të mesme veprimi, samiti në kryeqytetin e Islandës, i mbajtur më 1986, dështon që në ditën e dytë. Kryetari amerikan nuk heq dorë nga Nisma për Mbrojtje Strategjike, Gorbaçovi nuk beson në kompromiset amerikane. Një vit më vonë bisedimet vazhdojnë dhe palët pajtohen për asgjësimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi.

George W. Bush und Vladimir Putin në Kështjellën Bërdo të Sllovenisë
Takimi i parë mes Bushit dhe Putini u zhvillua në vitin 2001 në Slloveni. Nga takimi lindi përshtypja se të dy presidentët do të ndërtonin një raport mirëbesimi. Sidomos Bush ishte i këtij mendimi. Por, lufta e SHBA-ve në Irak, Revolucioni i Portokalltë në Ukrainë më 2004, konflikti në Gjeorgji më 2008 dëmtuan raportet.

Donald Trump dhe Kim Xhong-Un në Singapor
Nesër, më 12 qershor në Singapor do të takohen presidenti amerikan dhe diktatori koreano-veriore Kim Xhong-Un. Deri para disa muajsh Trump e ngacmonte Kimin duke e quajtur njeri me raketa, tani e quan njeri të ndershëm. Për Trumpin samiti është me rëndësi për të dëshmuar se politika e tij e kërcënimeve sjell sukses. Për diktatorin e ri samiti është me rëndësi për të siguruar jetëgjatësinë e regjimit të tij, duke gjetur një zgjidhje mbi programin bërthamor. (dp)