Nga Libri i Dardanisë (1)

Beqir Musliu, poet.

Duke i kërkuar nëpër vete thellësitë
Kam rënë në pluhurin e përhirtë
Të asaj që e kemi bartur për çdo ditë
Në këtë mënyrë na ktheu historia
Të përfytyrojmë veten nëpër katarza
Të botës që e kemi në shuplakë të thatë
Dhe nëpër këtë paralele diellore
Nëpër çdo fragment të jetës sonë
Të cilin e ngarkojmë në shpinë kaliboç
Dhe e ëndërrojmë me krahë engjëllorë
Fytyrën e kulluar të Dardanës në shtrat
Nëpër të njëjtën dorë të hyjmë
Për të dalë nga Koloseumi nëntokësor
Ku i gjejmë duart dhe ngrohemi
Me diellin e blertë përrallor
Nën të cilin shtrihet mbretëri e Dardanisë.