Deri 300 raste vdekjeje në vit nga infeksionet në spitale




Sipas vlerësimit të një infektologu nga Bazeli, në Zvicër vdesin 100 deri 300 persona në vit nga infektimi me grip në spitale. Një ndër arsyet e kësaj situate është refuzimi i personelit të spitaleve për t’u vaksinuar.

Andreas Widmer mendon se mund të shmangen deri 300 raste vdekjeje nga gripi, sikur personeli i spitaleve të vaksinohej sistematikisht, njofton NZZ duke u thirrur në Agjencinë Zvicerane të Lajmeve. «Kuota e vaksinimit vullnetar në Zvicrën Gjermane është 35 për qind, ndërsa për një mbrojtje të efektive lypset një kuotë prej 50 përqindësh», citohet Widmer. Shefi i repartit të higjienës spitalore në Klinikën Universitare të Bazelit sheh në këtë çështje një shpërfillje të dijes elementare shkencore.

Specialisti nga Bazeli lavdëron modelin e Spitalit Universitar të Gjenevës, ku personeli i pavaksinuar duhet të mbajë maskë dhe distinktiv. Ai dëshiron ta shohë këtë praktikë në të gjithë Zvicrën. Për më tepër, Widmer mendon se Federata duhet të lëshojë një urdhër përkatës për këtë çëshjte.

Për reparte me rrezikshmëri të lartë specialisti nga Bazeli preferon që vaksinimi të bëhet i obliguar: Kush trajton pacientë veçanërisht të rrezikuar duhet vaksinohet! Ai nuk ka mirëkuptim për zeistencën e bashkimeve profesionale në fushën e infermierisë – «Në spital fjala është për pacientë – për jetë a vdekje», citohet Widmer.

Përsa u përket infeksioneve gripale dhe vdekjeve që shkaktohen nga infeksionet në spitale, sipas Widmer nuk ka hulumtime sistematike. Për këtë mbledh të dhëna vetëm Spitali Universitar i Gjenevës. Për Widmer numri prej 100 deri 300 viktimave duket një vlerësim realist. / ksSipas vlerësimit të një infektologu nga Bazeli, në Zvicër vdesin 100 deri 300 persona në vit nga infektimi me grip në spitale. Një ndër arsyet e kësaj situate është refuzimi i personelit të spitaleve për t’u vaksinuar.

Andreas Widmer mendon se mund të shmangen deri 300 raste vdekjeje nga gripi, sikur personeli i spitaleve të vaksinohej sistematikisht, njofton NZZ duke u thirrur në Agjencinë Zvicerane të Lajmeve. «Kuota e vaksinimit vullnetar në Zvicrën Gjermane është 35 për qind, ndërsa për një mbrojtje të efektive lypset një kuotë prej 50 përqindësh», citohet Widmer. Shefi i repartit të higjienës spitalore në Klinikën Universitare të Bazelit sheh në këtë çështje një shpërfillje të dijes elementare shkencore.

Specialisti nga Bazeli lavdëron modelin e Spitalit Universitar të Gjenevës, ku personeli i pavaksinuar duhet të mbajë maskë dhe distinktiv. Ai dëshiron ta shohë këtë praktikë në të gjithë Zvicrën. Për më tepër, Widmer mendon se Federata duhet të lëshojë një urdhër përkatës për këtë çëshjte.

Për reparte me rrezikshmëri të lartë specialisti nga Bazeli preferon që vaksinimi të bëhet i obliguar: Kush trajton pacientë veçanërisht të rrezikuar duhet vaksinohet! Ai nuk ka mirëkuptim për zeistencën e bashkimeve profesionale në fushën e infermierisë – «Në spital fjala është për pacientë – për jetë a vdekje», citohet Widmer.

Përsa u përket infeksioneve gripale dhe vdekjeve që shkaktohen nga infeksionet në spitale, sipas Widmer nuk ka hulumtime sistematike. Për këtë mbledh të dhëna vetëm Spitali Universitar i Gjenevës. Për Widmer numri prej 100 deri 300 viktimave duket një vlerësim realist. / ks