Nga Gazimestani në Srebrenicë: kush është Naser Oriqi, i arrestuar në Zvicër me urdhër të Serbisë?




Polic federativ në Kosovë, truproje e Sllobodan Milosheviqit, mbrojtës i Srebrenicës: Naser Oriqi ka një karrierë të bujshme ballkanike.

Nga Enver ROBELLI

Ajo çfarë i ndodhi Naser Oriqit tani në Zvicër u ka bërë vaki edhe disa politikanëve të Kosovës. Ata janë ndalur nga autoritetet e shteteve të tjera pasi Serbia ka lëshuar, përmes Interpolit, fletarreste për ta. Përvoja të tilla kanë pasur politikanë si Agim Çeku dhe Hashim Thaçi. Oriqi u arrestua të mërkurën në lokalitetin Thonex në kantonin e Gjenevës me urdhër të Entit Konfederal të Drejtësisë të Zvicrës dhe po mbahet në arrest ekstradimi. Në fakt, pala zvicerane zbatoi një kërkesë të autoriteteve serbe të drejtësisë, të cilat kishin deponuar në Interpol një fletarrest kundër Naser Oriqit. Sipas të dhënave të rojeve kufitare të Zvicrës Oriqi me rastin e arrestimit bartte me vete një armë të ndaluar. Nuk sqarohet se për çfarë arme bëhet fjalë. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e Prokurorisë së Gjenevës Oriqi deklaroi se kundërshton ekstradimin e tij në Serbi. Drejtësia serbe e akuzon Oriqin për krime ndaj banorëve të fshatrave serbe në rrethinë të Srebrenicës. Oriqi është nxjerrë para Gjyqit të Hagës për ish-Jugosllavi dhe në instancën e parë qe dënuar me dy vjet burg – sepse në dy raste nuk kishte ndërhyrë për të penguar vrasje dhe keqtrajtime. Por ai u lirua me vendim të shkallës së dytë. Meqë Oriqi kundërshton ekstradimin, Serbia duhet të bëjë një kërkesë formale për ekstradim brenda 18 ditëve. Pastaj autoritetet zvicerane do të vlerësojnë nëse ekstradimi është «a priori i lejueshëm» dhe nëse pretendimet e ngritura nga pala serbe dallojnë nga rasti që është trajtuar para Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi.

Naser Oriqi ka një karrierë të bujshme ballkanike, ku përzihen patriotizmi, bashkëpunimi me pushtetin dhe krimi. Një pjesë e karrierës së tij lidhet me Kosovën, andaj autori Avdo Huseinoviq, pas lirimit të Oriqit nga Haga, ka shkruar një libër me titullin: «Nga Gazimestani në Hagë dhe prapa». Në fund të viteve 80-të Oriqi ishte polic në Beograd dhe si i tillë ai u dërgua në Kosovë në kuadër të synimeve të qeverisë së atëhershme jugosllave dhe të regjimit të Slobodan Millosheviqit për të shtypur rezistencën në Kosovë kundër heqjes së autonomisë. Oriqi ishte në Kosovë kur Milosheviqi më 28 qershor 1989 para mijëra serbëve mbajti fjalimin e tij të njohur nacionalist me rastin e 600-vjetorit të Betejës së Kosovës. Me atë rast prijësi serb kishte paralajmëruar luftëra të reja në Ballkan. Për të qenë ironia më e madhe Oriqi një kohë ishte pjesë e ekipit të truprojave të Millosheviqit.

«Kam qenë profesionist. Si në çdo segment të jetës jam përpjekur t’i përgjigjem detyrave. Punët në njësinë speciale i kam parë në atë mënyrë që të përgjigjem në nivelin më të lartë. Kur ka qenë gjykimi i Azem Vllasit, xehetarët, siç dihet, u patën mbyllur në minierën Trepça. Kemi qenë 13 vullnetarë që jemi futur poshtë dhe i kemi nxjerrë nga miniera. Ky ka qenë aksioni më i madh që është kryer në atë kohë nga ana e policisë speciale. Kemi marrë nga një revole nga ministri për ditën e sigurisë më 13 maj. Jam përpjekur të jem sa më profesionist. Edhe sot më kujtojnë policët specialë nga Beogradi», ka thënë Oriqi me rastin e promovimit të librit të tij në vitin 2013.

Pas eskalimit të konfliktit në Bosnjë Oriqi u kthye në Srebrenicë, në vendlindjen e tij. «Të gjithë e quanin shef. Si ish-truproje e Sllobodan Milosheviqit Naser Oriqi gëzonte respekt të madh mes banorëve të Srebrenicës, sepse ishte më këmbëngulësi në ballafaqimin me forcat serbe», shkruan publicisti boshnjak Emir Sulajgiqi, i cili rrjedh nga Srebrenica dhe atje ka mbijetuar vitet e luftës. Në vitin 1992 Oriqi organizoi një njësi speciale për mbrojtjen e Srebrenicës, njërën prej tri enklavave myslimane në Bosnjën lindore, të cilat fillimisht i kishin shpëtuar fushatës shfarosëse të trupave serbe. Sulajgiqi e quan Oriqin një person me të cilin është më mirë të mos keni ndonjë ngatërresë. Vetëm një numër i vogël njerëzish flisnin me të, sepse «ai jepte urdhra, të tjerët i zbatonin». Sulajgiqi tregon se si Oriqi iu kishte hakmarrë njërit prej njerëzve të tij, i cili kishte hyrë në një magazinë dhe vjedhur ndihma humanitare. Së pari Oriq e kishte rrahur atë, pastaj ia kishte vendosur në gjoks një karton me këtë shënim: «Jam vjedhës. Kam vjedhur ndihma humanitare». Me këtë karton mëkatari ishte detyruar të shëtis nëpër Srebrenicë. «Përkundër prirjes së Oriqit për të kërcënuar, ende e respektoj atë që ka bërë gjatë luftës. Vetëm falë trimërisë së tij dhe vullnetit të tij të çeliktë Srebrenica nuk ra që në vitin 1992 apo në fillim të vitit 1993, para se të arrinin njësitë e OKB-së», shkruan Sulajgiqi, i cili ka qenë përkthyes i trupave ndërkombëtare në Srebrenicë dhe për këtë periudhë ka shkruar librin «Panorama nga varri».

Pas luftës Oriqi u bë biznesmen – një «profesion» i preferuar nga shumë komandantë të luftës në Ballkan. Ai u bë i pasur edhe duke mbajtur kontakte me rrjete të ndryshme kriminale. Në fund të vitit 2008 u arrestua nga autoritetet në Bosnjë për shkak të dyshimeve për kërcënim dhe reket. Sipas raporteve të mediave në Bosnjë Oriqi dyshohej edhe për lidhje me kosovarin Naser Kelmendi, një figurë transnacionale e krimit të organizuar, kundër të cilit presidenti amerikan Barack Obama vendosi sanksione për bllokim të pasurisë më 1 qershor 2012. Vendime të tilla merren sidomos kundër personave me ndikim të madh në tregtinë me drogë.

Megjithatë, për shkak të rolit të tij në mbrojtjen e Srebrenicës Oriqi sidomos në mesin e të mbijetuarve të krimeve serbe gëzon ende respekt. Kur në fillim të korrikut 1995 forcat e prira nga gjenerali Ratko Mlladiq morën Srebrenicën dhe brenda pak ditësh masakruan rreth 8 mijë burra e djem, Oriqi me një grup të luftëtarëve të tij kishte arritur të largohet nga qyteti. Më vonë ai e ka akuzuar udhëheqjen shtetërore të Bosnjës se e kishte lënë pa mbështetje në ditët vendimtare.Polic federativ në Kosovë, truproje e Sllobodan Milosheviqit, mbrojtës i Srebrenicës: Naser Oriqi ka një karrierë të bujshme ballkanike.

Nga Enver ROBELLI

Ajo çfarë i ndodhi Naser Oriqit tani në Zvicër u ka bërë vaki edhe disa politikanëve të Kosovës. Ata janë ndalur nga autoritetet e shteteve të tjera pasi Serbia ka lëshuar, përmes Interpolit, fletarreste për ta. Përvoja të tilla kanë pasur politikanë si Agim Çeku dhe Hashim Thaçi. Oriqi u arrestua të mërkurën në lokalitetin Thonex në kantonin e Gjenevës me urdhër të Entit Konfederal të Drejtësisë të Zvicrës dhe po mbahet në arrest ekstradimi. Në fakt, pala zvicerane zbatoi një kërkesë të autoriteteve serbe të drejtësisë, të cilat kishin deponuar në Interpol një fletarrest kundër Naser Oriqit. Sipas të dhënave të rojeve kufitare të Zvicrës Oriqi me rastin e arrestimit bartte me vete një armë të ndaluar. Nuk sqarohet se për çfarë arme bëhet fjalë. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e Prokurorisë së Gjenevës Oriqi deklaroi se kundërshton ekstradimin e tij në Serbi. Drejtësia serbe e akuzon Oriqin për krime ndaj banorëve të fshatrave serbe në rrethinë të Srebrenicës. Oriqi është nxjerrë para Gjyqit të Hagës për ish-Jugosllavi dhe në instancën e parë qe dënuar me dy vjet burg – sepse në dy raste nuk kishte ndërhyrë për të penguar vrasje dhe keqtrajtime. Por ai u lirua me vendim të shkallës së dytë. Meqë Oriqi kundërshton ekstradimin, Serbia duhet të bëjë një kërkesë formale për ekstradim brenda 18 ditëve. Pastaj autoritetet zvicerane do të vlerësojnë nëse ekstradimi është «a priori i lejueshëm» dhe nëse pretendimet e ngritura nga pala serbe dallojnë nga rasti që është trajtuar para Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi.

Naser Oriqi ka një karrierë të bujshme ballkanike, ku përzihen patriotizmi, bashkëpunimi me pushtetin dhe krimi. Një pjesë e karrierës së tij lidhet me Kosovën, andaj autori Avdo Huseinoviq, pas lirimit të Oriqit nga Haga, ka shkruar një libër me titullin: «Nga Gazimestani në Hagë dhe prapa». Në fund të viteve 80-të Oriqi ishte polic në Beograd dhe si i tillë ai u dërgua në Kosovë në kuadër të synimeve të qeverisë së atëhershme jugosllave dhe të regjimit të Slobodan Millosheviqit për të shtypur rezistencën në Kosovë kundër heqjes së autonomisë. Oriqi ishte në Kosovë kur Milosheviqi më 28 qershor 1989 para mijëra serbëve mbajti fjalimin e tij të njohur nacionalist me rastin e 600-vjetorit të Betejës së Kosovës. Me atë rast prijësi serb kishte paralajmëruar luftëra të reja në Ballkan. Për të qenë ironia më e madhe Oriqi një kohë ishte pjesë e ekipit të truprojave të Millosheviqit.

«Kam qenë profesionist. Si në çdo segment të jetës jam përpjekur t’i përgjigjem detyrave. Punët në njësinë speciale i kam parë në atë mënyrë që të përgjigjem në nivelin më të lartë. Kur ka qenë gjykimi i Azem Vllasit, xehetarët, siç dihet, u patën mbyllur në minierën Trepça. Kemi qenë 13 vullnetarë që jemi futur poshtë dhe i kemi nxjerrë nga miniera. Ky ka qenë aksioni më i madh që është kryer në atë kohë nga ana e policisë speciale. Kemi marrë nga një revole nga ministri për ditën e sigurisë më 13 maj. Jam përpjekur të jem sa më profesionist. Edhe sot më kujtojnë policët specialë nga Beogradi», ka thënë Oriqi me rastin e promovimit të librit të tij në vitin 2013.

Pas eskalimit të konfliktit në Bosnjë Oriqi u kthye në Srebrenicë, në vendlindjen e tij. «Të gjithë e quanin shef. Si ish-truproje e Sllobodan Milosheviqit Naser Oriqi gëzonte respekt të madh mes banorëve të Srebrenicës, sepse ishte më këmbëngulësi në ballafaqimin me forcat serbe», shkruan publicisti boshnjak Emir Sulajgiqi, i cili rrjedh nga Srebrenica dhe atje ka mbijetuar vitet e luftës. Në vitin 1992 Oriqi organizoi një njësi speciale për mbrojtjen e Srebrenicës, njërën prej tri enklavave myslimane në Bosnjën lindore, të cilat fillimisht i kishin shpëtuar fushatës shfarosëse të trupave serbe. Sulajgiqi e quan Oriqin një person me të cilin është më mirë të mos keni ndonjë ngatërresë. Vetëm një numër i vogël njerëzish flisnin me të, sepse «ai jepte urdhra, të tjerët i zbatonin». Sulajgiqi tregon se si Oriqi iu kishte hakmarrë njërit prej njerëzve të tij, i cili kishte hyrë në një magazinë dhe vjedhur ndihma humanitare. Së pari Oriq e kishte rrahur atë, pastaj ia kishte vendosur në gjoks një karton me këtë shënim: «Jam vjedhës. Kam vjedhur ndihma humanitare». Me këtë karton mëkatari ishte detyruar të shëtis nëpër Srebrenicë. «Përkundër prirjes së Oriqit për të kërcënuar, ende e respektoj atë që ka bërë gjatë luftës. Vetëm falë trimërisë së tij dhe vullnetit të tij të çeliktë Srebrenica nuk ra që në vitin 1992 apo në fillim të vitit 1993, para se të arrinin njësitë e OKB-së», shkruan Sulajgiqi, i cili ka qenë përkthyes i trupave ndërkombëtare në Srebrenicë dhe për këtë periudhë ka shkruar librin «Panorama nga varri».

Pas luftës Oriqi u bë biznesmen – një «profesion» i preferuar nga shumë komandantë të luftës në Ballkan. Ai u bë i pasur edhe duke mbajtur kontakte me rrjete të ndryshme kriminale. Në fund të vitit 2008 u arrestua nga autoritetet në Bosnjë për shkak të dyshimeve për kërcënim dhe reket. Sipas raporteve të mediave në Bosnjë Oriqi dyshohej edhe për lidhje me kosovarin Naser Kelmendi, një figurë transnacionale e krimit të organizuar, kundër të cilit presidenti amerikan Barack Obama vendosi sanksione për bllokim të pasurisë më 1 qershor 2012. Vendime të tilla merren sidomos kundër personave me ndikim të madh në tregtinë me drogë.

Megjithatë, për shkak të rolit të tij në mbrojtjen e Srebrenicës Oriqi sidomos në mesin e të mbijetuarve të krimeve serbe gëzon ende respekt. Kur në fillim të korrikut 1995 forcat e prira nga gjenerali Ratko Mlladiq morën Srebrenicën dhe brenda pak ditësh masakruan rreth 8 mijë burra e djem, Oriqi me një grup të luftëtarëve të tij kishte arritur të largohet nga qyteti. Më vonë ai e ka akuzuar udhëheqjen shtetërore të Bosnjës se e kishte lënë pa mbështetje në ditët vendimtare.