Nga C për C

Foto: Shutterstock



Ti buzëqeshje e larme

N`borën e ngrime

Erë marsi

Balet i degëve

T`mbira n`borë,

Tu ofsha e tu përvlu

oh-et e tu t`vogla-

Drenushë me gjymtyrë t`bardha

E hijshme,

Sikur t`kisha mujtë me ditë

Akoma

Hirin rrotullues

Të krejt ditëve të tua

Dantellë shkume

E krejt rrugëve të tua-

Nesër është ngricë

Poshtë në fushë

Ti, buzëqeshje e larme

Ti,e qeshur rrezatuese.

Përktheu: Orjela Stafasani