Nga aeroporti thonë se fluturimi i «Adria Airways» u anulua për shkaqe teknike

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, ka njoftuar se vonesa e aeroplanit të Adria Airways ka ndodhur për shkaqe teknike.

«Po aeroplani me kompaninë ajrore ‘Adria Airways’ ka vonese për shkaqe teknike. Të gjitha të drejtat e pasagjerëve në raste të tilla janë duke u respektuar», ka thënë ajo, pas publikimit të lajmit në Kohavision.

«Info e radhës: Rreth orës 19:20 morëm informatën për anulimin e këtij fluturimi. Udhëtarëve në bazë të kërkesave të tyre iu është ofruar transporti dhe akomodimi deri ne fluturimin e radhës së ditës së nesërme», thuhet në njoftimin e Garës, raporton Koha.net.