«Newsweek»: Rusia ngjall frikë lufte me dërgimin e aeroplanëve dhe tankeve në Serbi

E frikësuar prej ndikimit europian dhe të NATO-s, Rusia i është zotuar Serbisë se do t’i dërgojë aeroplanë luftarakë. Por edhe makineri dhe mbrojtje të avancuar kundërajrore luftarake pritet të nisen drejt aleates së kahershme ruse në të ardhmen e afërt në kohën kur po rriten tensionet në Ballkan.

Foto: Shutterstock



Rusët i kanë dërguar dy aeroplanë MiG-29, të dy të ndarë dhe të ngarkuar në një aeroplan transporti, me katër të tjerë që pritet të arrijnë më 20 tetor në kohën e vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Rusët kanë ofruar aeroplanë luftarakë me dy motorë, të aftë për të arritur shpejtësinë maksimale prej më shumë se dy mijë kilometrash në orë dhe të cilët ishin prodhuar për herë të parë në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitet shtatëdhjetë. Bombarduesit rusë, MiG-29, i janë dhuruar pa asnjë centë, megjitëse Serbisë mund t’i kushtojë deri në 236 milionë dollarë programi i nisur për modernizimin e bombarduesve.

«Ne do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë tonë», ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vucic. Marrëveshjet për armët, ku së fundi përfshijnë edhe bisedimet për marrjen e një sistemi raketor tokë-ajër, që është mobil dhe me kapacitet të shkrepjes së raketave me rreze të gjatë veprimi, shihen si kartë që Rusia ta mbajë Serbinë brenda sferës së saj të ndikimit dhe të krijojë distancë ndërmjet shtetit ballkanas dhe NATO-s e BE-së.

Vite pas luftërave me shtetet fqinje, Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën në vitet nëntëdhjetë pas prishjes së ish-Jugosllavisë, Serbia mund të marrë anën e Rusisë. Shumë serbë vazhdojnë të jenë skeptikë për perspektivën e anëtarësimit në BE. Serbia nuk është anëtare e plotë e NATO-s, por ka qenë pjesëmarrëse aktive në mekanizmin ndërkombëtar të mbrojtjes, Programi i Partneritetit për Paqe prej nënshkrimit të tij në dhjetorin e vitit 2006.

Por Serbia po zhvillon negociata për anëtarësim në BE – aleancë ekonomike që ndryshon nga NATO-ja – me bisedimet që pritet të finalizohen më 2019. Qeveria serbe ka marrë të martën përkrahje nga kryeministrat e tri shteteve anëtare të BE në Bullgari, Greqi dhe Rumani. «Të gjithë ne e dimë se vendi natyral i Serbisë është në Bashkimin Europian», ka deklaruar kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

Megjithëse marrëdhëniet me BE-në nuk janë të nivelit të kënaqshëm tani, Vuçiqi ka shprehur të martën pakënaqësi ndaj vendimit të BE-së për të mos e njohur referendumin e pavarësisë së Katalonisë – dhe përpjekjes së saj për t’u ndarë nga Spanja – pasi i njëjti mekanizëm ka përkrahur deklaratën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 2008. «Kosova e fitoi pavarësinë pa mbajtur referendum, por Katalonja nuk mund të bëjë të njëjtën gjë», ka deklaruar Vuciq, i cili sheh paralele ndëmrjet rajonit autonom të Spanjës që nuk po përkrahet dhe qëndrimit të shtetit të tij. «Nganjëherë, ne, serbët, po e pyesim veten pse duhet të jemi viktima të standardeve të dyfishta».