Nevojat për gjak përmbushen 80 për qind nga transfuzionet

Rreth 80 % të nevojave për gjak mbulon qendra kombëtare e transfuzionit, raporton KTV.

Kjo nga dhuruesit vullnetarë të dhurimit të gjakut, numri i të cilëve ka shënuar rritje viteve të fundit.

Përveç qytetarëve, gjak kanë dhuruar në mënyrë të organizuar edhe zyrtarë institucionesh, si dhe një numër i ushtarëve amerikanë në kampin “Bondsteel” për të shpëtuar jetë dhe për të sensibilizuar qytetarët. Aktiviteti për të dhuruar gjak do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha, derisa një ulje e rezervave shënohet muajve të verës.