Nesër zjarrfikësit në protestë para Qeverisë

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës do të organizojnë një protestë para Qeverisë së Kosovës.




Protesta do të fillojë në ora 11:30 me parakalim nga sheshi «Zahir Pajaziti» deri para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Kjo sindikatë e ka organizuar këtë protestë si reagim ndaj pakënaqësive të tyre që kanë shumë vjet që janë akumuluar.

«Protesta organizohet si reagim dhe shprehje të pakënaqësive të akumuluara vite me radhë dhe për shkak të humbjes së shpresës dhe durimit se diçka do të lëviz në plotësimin e kërkesave të artikuluara, kërkesa të bazuara në ligje të cilat janë miratuar në Kuvendin e Kosovës e që asnjëherë nuk u zbatuan dhe ky shërbim sot gjendet në gjendje të padefinuar, një gjendje alarmante konfuze që thuaja se asgjë nuk funksionon», thuhet në njoftimin e Sindikatës së Zjarrfikësve.