Nesër vazhdon gjykimi kundër Ivanoviqit

Gjykimi i liderit të IQ SDP Oliver Ivanoviq dhe katër serbëve të tjerë do të vazhdojë nesër në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.




Ivanoviqi është në arrest shtëpiak që nga 21 shtatori kur e braktisi spitalin në Mitrovicë pas disa ditësh grevë urie, njofton tanjug, transmeton Koha.net.

Gjykim i pesë serbëve vazhdon me dëshmitë e mbrojtjes.

Në procesin kundër Ivanoviqit kanë dëshmuar 55 dëshmitarë të cilët në të shumtën e rasteve kanë konfirmuar thëniet e aktakuzës kundër tij.

Ivanoviq akuzohet për veprën penale –krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Në akuzë janë përfshirë edhe koloneli i Policisë serbe Dragolub Delibashiq, babë e bir Ilia dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq të akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Këshillin gjyqësor ndërkombëtar e kryeson gjykatësja Roksana Komsha.