Nesër fillon nënshkrimi i peticionit kundër Marrëveshjeve të Brukselit

Nesër, me datë 18 shtator 2015 fillon nënshkrimi i peticionit kundër marrëveshjes së datës 25 gusht 2015 për Asociacionin/Zajednicën e komunave me shumicë serbe, njofton kumtesa nga vetëvendosje.




Nënshkrimi i këtij peticioni është i organizuar në të gjitha qytetet e Kosovës.

Organizimi po bëhet nga Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Kryetarët e këtyre tri subjekteve: Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të nënshkruajnë peticionin në orën në ora 11:00, në tendën që është e vendosur afër Ministrisë së Kulturës.