Nesër demonstratë kundër dhënies së pronave Manastirit të Deçanit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës «Ali Hadri», dega në Deçan, përmes një njoftimi bën të ditur se nesër, më 16 qershor 2016, në Deçan do të zhvillohet një demonstratë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, e cila ka legalizuar vendimet e kohës se Millosheviqit, duke vendosur që të i falë tokat e Ndërmarrjeve «Apiko» dhe «Iliria» Manastirit të Deçanit.

Demonstrata organizohet nga Komuna e Deçanit, ndërsa është përkrahur nga gjitha subjektet politike dhe Lidhja e Historianëve të Kosovës «Ali Hadri», dega në Deçan, transmeton Koha.net.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës «Ali Hadri» dega në Deçan, benë thirrje për daljen sa ma masive në këtë demonstratë.

«Ne, edhe një herë e përsërisim kërkesën tonë, duke i bërë thirrje shumë të sinqertë kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, që të japë dorëheqje dhe që Gjykata Kushtetuese të tërheqë vendimin e saj për faljen e pronave», thuhet në njoftim, në të cilin shtohet se «Çdo eskalim i situatës së përgjithshme të sigurisë në Deçan dhe pasojat e saja do të i faturohen kryetares se Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi».