Nëpërmjet «Rrugës së zezë» drejt shpresës

Gazetari dhe fotoreporteri i gazetës amerikane kanë udhëtuar katër ditë me një familje siriane gjatë kalimit të kufijve në rrugën e tyre drejt Austrisë. Rrëfimi i tyre rrëqethës përshkruan kalimin e kufijve ndërmjet shteteve aziatike e europiane. «Rruga e Zezë» e Ballkanit është më e rrezikshme për emigrantët e vatrave të luftës e konflikteve në Lindje të Mesme e Afrikë Veriore, shkruan «Washington Post»

Evzonoi, Greqi – Ata i kanë bërë rreth 2600 kilometra udhë me anije, tren, makinë e këmbë. Dhe tani terri ka nisur t’ia marrë anën dritës kur më në fund arrijnë në cepin e Greqisë. «Shkojmë», u thotë Ahmed Jinaidi familjarëve të tij, duke u prirë kodrës me bar të gjatë. Papritmas ndalet.

Ai po qëndron anash një kulle të braktisur vrojtimi afër kufirit verior. Ata nuk duhet ta çelin gojën teksa kalojnë, por më vështirë është për burrin që e ka dobësi tymosjen e cigareve «Winstons». Nuk duhet të shihet as tymi i duhanit. 42-vjeçari, që dikur punonte si shpërndarës i picave, i bën sytë katër në ekranin e celularit «Samsung Galaxy». Po shikon cilin drejtim duhet ndjekur.

Rruga e tmerrit

«Jo, jo, jo», thekson ai vetë më vete, duke mos i ndarë sytë prej ekranit ndriçues. «Çka ndodhi me GPS-në?» Ahmedi ka tetë javë që është nisur nga Siria, si pjesë e eksodit historik të arabëve, afrikanëve dhe aziatikëve që po largohen prej luftës dhe depresionit. Më shumë se 102 mijë emigrantë kanë rrezikuar jetën duke kaluar nëpër Detin Mesdhe për të arritur sivjet në Europë. Të dhënat tregojnë se këtë vit ka më shumë emigrantë se vitin e kaluar.

Shumica prej tyre zbarkojnë në Itali, por gjithnjë e më shumë emigrantë po vijnë edhe në brigjet detare të Greqisë. Prej aty, ata marrin në sy udhën nëpërmjet Ballkanit në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian – një rrjet i rrugëve e shtigjeve të rrezikshme që shtrihen përgjatë Ballkanit. Aktivistët e organizatave humanitare e kanë quajtur «Rruga e Zezë». Ahmedi pjesën më të madhe të rrugës e ka bërë duke u bazuar në të dhënat që i ka ofruar GPS-ja e celularit.

Në kodrën e thepisur përpara, qielli sipër është skuqur prej reve që reflektojnë rrezet e diellit në perëndim. Atje është Maqedonia dhe qyteti me kazino, të cilit duhet t’i shmangen. Gangsterë të armatosur e me bateri sillen maleve, duke i rrahur dhe plaçkitur emigrantët. Rrugës ka edhe policë të korruptuar. Ka kamera vëzhgimi përgjatë shtigjeve që shkilen prej emigrantëve të pashpresë. Male, Ujq.

Ahmedi mezi qëndron në këmbë prej ditëve të tëra të ecjes. Një dhimbje misterioze po ia ther shpinën. Ai po mundohet ta mbulojë boshtin kurrizor me jakat e gjata të xhaketës prej të ftohtit, por dhimbja s’pushon që s’pushon. Ai edhe njëherë e shtyp ekranin e «Samsungut». Është ngrirë.

Është celulari i tij, që i kushtoi 275 dollarë amerikanë në tregun e zi në Halep, apo sa tri pagat e fundit. E ka si busull, apo yll polar. Është mjet që ta shpëton jetën në kohë emigracioni modern. Ata ia kanë mësuar botës së zhvilluar me ndihmën e internetit në celular.

Toka e shpresës

«Xhaxhi», pëshpërit Marva Jinaid, mbesa 19-vjeçare e Ahmedit, që ende skuqet kur flet. Ish-edukatorja që dikur kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u marrë me fëmijët gazmorë, nuk ia lëshon dorën vëllait të saj 11-vjeçar, Mohamed. Ai është shakaxhiu i familjes. Është fëmija që ka kaluar vitet e fundit të luftës civile në Siri duke shikuar filmat e animuar me «Tomi dhe Jerry». I shikonte në gjuhën arabe. Është i njohur për shakatë e shpeshta. Papritmas edhe atij i është prishur qejfi. Marva është mbështjellë fort për xhupin e trashë të dimrit, edhe pse duket se është një natë jo fort e ftohtë pranvere.

Ajo e di shumë mirë se banditët janë të gatshëm të ndërmarrin aksione që nuk përfundojnë vetëm më plaçkitje.

«Xhaxhi», thërret edhe njëherë ajo, me zërin e përvajshëm.

«Çfarë do të bëjmë?»

Ahmedi po dërgon mbesën dhe nipin te babai i tyre, Ismaili, që është arratisur vjet prej Sirisë dhe tani jeton në një fshat baritor të quajtur Gmünd në Austri. Udhëtimi i tyre i zorit është nxitur prej dhunës së pafund në vendlindje. Shtegtimi gjithashtu reflekton mosfunksionimin e Bashkimit Europian.

Kjo ndodh për shkak se shumë sirianë dhe irakianë që po zbarkojnë në Greqi kanë mundësi të mirë për të marrë statusin e azilkërkuesit legal. Por ka pak mundësi pune dhe gjasa për ndihmë në këtë vend pothuajse të falimentuar. Më në veri, në tokat e premtuara si Austria, Franca, Gjermania dhe Suedia, azilkërkuesve u ofrohet strehim, mirëqenie dhe mundësi për një vend të hairit pune. Megjithatë, Bashkimi Europian nuk ofron kalim të sigurt andej. Kështu, nuk ka tjetër çare, pos kalimit nëpër «Rrugën e Zezë».

«Në dorë të Zotit»

Ahmedi e mbush celularin.

«Shumë shpejt do ta takoni babanë», ia kthen ai, duke shikuar Marvan dhe Mohamedin. Ai u kërkon edhe dy personave të tjerë ta ndjekin: kunati i tij, që i është bashkuar gjatë rrugës, dhe një tinejxher sirian që gjithashtu u kërkoi gjatë rrugës që ta merrnin me vete.

«Është në rregull», thekson Ahmedi. «Na prin Zoti».

Njëzetë ditë para se të arrinte në kufirin maqedonas, Ahmedi, bashkë me mbesën, nipin dhe kunatin, kishin zbarkuar nga një anije në limanin e ishullit të vogël grek, Tilos.

75 persona ishin ngarkuar në barkën që kishte vende vetëm për 30 veta. Secili i rritur ia kishte paguar trafikantëve ukrainas nga dy mijë dollarë në dorë për udhëtimin 12-orësh nga Turqia.

Ahmedi dhe vëlla i tij, Ismaili, tashmë kishin shitur gjithçka që mund të shitej që të mblidhnin shumën e nevojshme të parave për ta financuar udhëtimin. U shitën dy makinat e Ismailit dhe kamionçina e Ahmedit. Pas ia thau paratë trafikantëve, Ahmedit i mbetën edhe disa mijë euro në xhep.

Nëse gjërat shkojnë qysh i ka planifikuar, atëherë shuma do të jetë e mjaftueshme.

Ditën e arritjes në brigjet greke, Ahmedit iu duk se iu hoq një barrë e madhe prej shpatullave. Më në fund, ia kishin dalë mbanë të arrinin në Greqi. Europë! Ishte një plazh i bukur me rërë të kristaltë që lagej prej ujërave të Egjeut. Marva – pasi kishte ngelur me shpirt në udhëtimin detar dhe kishte vjellë – më në fund po qeshte nën shaminë e zezë e të argjendtë. Mohamedi po luante lojën e maces me miun me ujërat e detit, duke u qeshur derisa shkuma ia lagte këmbët. Djaloshi, të cilit i ishte kthyer çehrja, po e shikonte xhaxhanë që po zhbironte ekranin e celularit.

Krejt mbrapsht

Babai i tyre nuk donte që fëmijët të vinin në këtë mënyrë. Mësimdhënësi i matematikës, të cilit iu mbyll shkolla pas bombardimeve, Ismail Jinaid, kishte udhëtuar prej Halepit në Austri, ku e kishte kuptuar se mund të kërkonte azil dhe të sillte familjen me vizat e nevojshme.

Asgjë nuk shkoi sipas planit. Ismailit i ishte dhënë azili i përkohshëm, por që nuk ia lejonte atij të merrte edhe familjen. Kështu vendosi të testonte sistemin. Nëse i biri, Mohamedi 11 vjeç, do të mund të arrinte në Austri, mund të aplikonte për azil. Si i mitur, do të mund të kërkonte të merrte nënën, që pastaj do të mundohej ta merrte të birin tjetër 16-vjeçar.

Gjithnjë e më shumë sirianë të dëshpëruar, si rasti i Jinaidëve, po vërshojnë Greqinë. Ata nuk priten krahëhapur. Në ishullin më të madh fqinj, Kos, që është stërmbushur me më shumë se shtatë mijë emigrantë vetëm në katër muajt e parë të vitit, të porsaardhurit po futen në një sallë hoteli, ku nuk kanë as nevojtore, as energji elektrike. Edhe ambienti është mbushur me qese të hedhura prej ushqimeve të thata.

Por në Tilos, që ka vetëm 299 banorë, ishte krejt ndryshe. Marva dhe Mohamedi flinin në shtretër të pastër brenda manastirit të vjetër ortodoks që shërben si kamp për strehimin e refugjatëve të ishullit. Ahmedi dhe kunati i tij, Mostafa Haj Mohamed, 27 vjeç, flinin nën dritën e yjeve, të mbuluar me batanije dhe me perde në dritare. Atë natë një pensionist britanik erdhi dhe u përgatiti një gjyveç për merak.

Brenda disa ditësh, familja preu biletat e tragetit për Athinë, ku do të prisnin instruksione prej trafikantit të tyre. Ia kishin dhënë më shumë se 12 mijë dollarë në Turqi. Ishte një sirian, i rekomanduar prej emigrantëve të tjerë. Ishte njeriu që duhej t’i çonte në Austri.

Banditët plaçkitin në Maqedoni

Tri javë pas zbarkimit në Tilos, Ahmedi dhe familja ishin ulur në tarracën e një kafeneje në qytetin verior grek, Evzonoi, me valixhet që i kishin hedhur para këmbëve. Restoranti “Hara” është pikë referimi për emigrantët, kryesisht sirianë, të cilët mundohen të kalojnë në Maqedoninë fqinje. Burrat krahasonin hartat dhe dëgjonin rrëfimet e atyre që ishin kthyer pasi ishin sulmuar e plaçkitur prej banditëve në Maqedoni.

Ahmedit, i cili mundohet ta ndalë dhimbjen duke ngjeshur shpinën, i ndërron çehrja. Marva, Mohamed dhe Mostafa çojnë pa zhurmë gotat e tyre, duke marrë nga pak pica me mish të gjelit të detit. Duket ashiqare se atyre nuk u pëlqen shija e tyre. Ata kanë bërë pothuajse një mijë kilometra nëpër Greqi, por e dinë fort mirë se pjesa më e vështirë i pret përpara.

Tani kalon një i panjohur, duke shtyrë një karrige të zbrazur. Ai u thotë se për një shumë mund t’i dërgojë ata matanë kufirit.

Ahmedi refuzon ofertën. Atij i ka ardhur në majë të hundës puna me trafikantë dallaveraxhi.

Trafikanti i tyre i kishte instruktuar që të merrnin trenin prej Athinës në drejtim të qytetit verior grek, Selanik. Ata duhej të udhëtonin me një prej klientëve të trafikantit, Ahmed Abd Elhai, një 17-vjeçar nga Damasku. Dikush, u kishte thënë trafikanti, do të dilte t’i merrte në stacion.

Por kur treni u ndal në Selanik, nuk po i priste askush.

Ata e thirrën, por numri i trafikantit nuk ishte më aktiv.

«Prej momentit kur m’i mori paratë trafikanti, krejt familja në shtëpi po më fajësojnë», po thoshte Ahmedi, duke luajtur me kanaçen e pijes «Coke». «Nuk po mendoj për nesër, por thjesht po mendoj se çfarë mund të bëj tani».

Fotografitë e kujtimit

Çfarë bëri Ahmedi: Jashtë stacionit të trenit në Selanik, Ahmedi e pagoi një taksi 300 euro, që t’i çonte të pestit në kufirin me Maqedoninë, që ishte nja 90 kilometra larg.

Pas dhjetë minutash, taksisti iu tha të dilnin prej makinës. Pastaj ata ecën përgjatë hekurudhës për dy ditë me radhë, pothuajse duke u goditur prej trenit.

Më në fund familja arriti në Evzonoi, rreth 90 minuta ecje në këmbë prej kufirit me Maqedoninë. 17-vjeçari që tani po udhëtonte me ta, u ul afër Ahmed Jinaidit, duke i ndihmuar atij të gjente rrugën e duhur në ekranin e celularit. Djaloshi me shtatin e hedhur dhe dhëmbët e bardhë si bora, Elhai donte shkonte në Gjermani që një ditë të bëhej dentist.

Ahmedi nisi të shikonte fotografitë në celularin e tij. Aty ishte vëllai i tij më i ri, Khaled, tash në Siri, që ishte ulur në karrige invalidësh pasi një plumb e kishte rrokur në kurriz. Ahmedi i mërzitur shpresonte ta takonte përsëri ndonjë ditë.

Pastaj u ndal te fotografia e fundit. Aty ishin dy djemtë e tij, njëri 8 e tjetri 9 vjeç.

I kishte lënë në shtëpi afër Halepit, bashkë me tri të bijat e tij, djalin tjetër të pjekur dhe gruan, që ende po rimerrte veten pas plagosjes prej një plumbi të shkrepur prej një snajperi. Ahmedi shpresonte të merrte familjen në mënyrë ligjore kur të arrinte në Austri. Por me gjithë telashet që kishte vëllai, Ahmedi druante se plani nuk do të funksiononte.

«Më kuptoni», thekson Ahmedi, që kthen kokën anash kur e tradhtojnë lotët që i shkojnë rrëke faqeve. «E dua vëllanë më shumë se veten. Ai ka nevojë për mua që t’ia dërgoj fëmijët. Edhe në qoftë se më duhet të kthehem në të njëjtën rrugë për familjen time, prapëseprapë duhet ta bëj këtë për të».

Me tren të Titos

Fshin sytë. Nëse fati nuk u ka kthyer bash krejt shpinën, mund të arrijnë në Maqedoni brenda dytësh dhe pastaj të arrijnë në Serbi.

Pesë ditë më vonë, lokomotiva e një treni të kohës së Titos arrin në binarin e dytë të Stacionit të Trenit në Beograd. Qindra emigrantë që duken prej së largu se janë në kërkim të fatit, turren të zbresin prej trenit ende pa u ndalur tërësisht.

Në mesin e tyre janë edhe pesë pasagjerë që nuk ndahen për asnjë moment. Bërë tok, ata duken të lodhur e të këputur. Por ende kanë vëmendjen e duhur që ta vërejnë një polic serb. Xhaxhai Ahmed dhe të tjerët në mënyrë instiktive ulin kokat.

Pas shtegtimit të tmerrshëm në malet e egra të Maqedonisë, qyteti i Beogradit, makinat që nuk ndalen, rrugët e dendura, ua hupin atyre udhën. Mostafa ecën rrugës. Një makinë i jep borisë fort, duke i bërtitur njëherësh, derisa Ahmedi i kërkon kunatit të kthehet në trotuar.

Askush nuk e çelë gojën.

«Në Siri do të vdisnim njëherë e përgjithmonë», nxjerr më në fund Ahmedi disa fjalë nga goja. «Këtu ka pesë mijë herë që po vdesim».

Ata i kishin 72 orë për ta lëshuar Serbinë. Kështu thuhet në dokumentet që zyrtarët po ua japin pothuajse të gjithë refugjatëve që kalojnë kufirin nga Maqedonia. Familja gjeti më në fund një bujtinë pa kushedi farë kushtesh për 11 dollarë, «Jasmin Hotel».

Ahmedi hyri në dhomën e ndejës, duke hequr këpucët dhe zbathur çorapet që i janë ngjitur për lëkure. Këmbët i janë ënjtur. Shtrihet në shpinë dhe ia qet tymin një cigare «Winston». I mbyll sytë, dhe mendon. Thotë se është mirënjohës që ia doli deri këtu.

Lufta me ujkun

«Nuk mund ta besomi çfarë kemi hequr e nëpër çfarë kemi kaluar», thekson Ahmedi.

Ai ka thënë se në natën e parë kishin ecur nëpër male. Një ujk nuk po iu ndahej.

«U luta», ndërhyn Marva.

Natën e dytë, ata ecën dhjetëra kilometra të tjera. Pastaj folën me emigrantin tjetër, që ua dha lajmin e zi: Kishin ecur brenda një rrethi. Kështu që Ahmedi mori familjen dhe u nisën me tren në drejtim të Shkupit, kryeqytet i Maqedonisë.

«Ma mori mendja se do t’ia dilnim mbanë», thekson Ahmedi, duke shikuar «Winstonin». Por kur zbritën prej trenit, konduktori i tregoi policit për rastin e tyre.

Ata ishin burgosur në një qendër korrektuese dhe ishin ngujuar në një qeli me 24 refugjatë të tjerë – shumica burra. Mëngjesin tjetër, policia i çoi me një minibus në një fshat afër kufirit serb, pastaj i instruktoi t’i shkonin pas një burri që do t’u printe gjatë rrugës. Por ai i dërgoi në një shtëpi, ku u mbajtën prej një bande.

«Ata i kërkonin nga 400 euro për person vetëm që të na lëshonin të shkonim», thekson Ahmed. Banda më në fund pranoi për shumën e përgjysmuar.

Familja e kaloi kufirin serb, ku po i priste patrulla tjetër e policisë. Ata i fotografuan një nga një. Policët i bërtitën fort Marvas, duke i kërkuar ta hiqte shaminë. Policia desh e shpoi me sy teksa ajo po shpaloste flokët e gjatë nën shami.

«Ajo qau», thekson Ahmedi.

Ai ndez një tjetër «Winston», që sa s’e ha kah e thithë. Pastaj e shkel me këmbë duçin. Kurrë në jetë nuk është ndjerë më i lodhur. Kurrë nuk është ndjerë i mposhtur kështu nga jeta. Disponimi i tyre ishte i zymtë edhe gjatë ditës tjetër sa qëndruan në Beograd.

«Dua të fle në burg»

Marva, që ishte mësuar me jetën me gra në Siri, kaloi goxha kohë e vetme në një dhomë të ndarë.

Vetëm Mohamedi i vogël dukej imun. Ai iu kthye këngëve të preferuara arabe. Në një moment, ulur në këndin e shtratit rreth të cilit ishin mbledhur të gjithë, tregoi një barsoletë për një grua që dentisti i kishte thënë të hiqte dorë prej ëmbëlsirave.

«Kështu që ajo u kthye në shtëpi dhe nisi të hante sheqer me një lugë të gjatë! Kur burri e pyeti pse, ajo tha: ‹Paj mirë, dentisti më ka thënë të mos ha ëmbëlsira!›»

Ai shkrihet së qeshuri, duke i rënë shtratit me shuplaka. Të rriturit i qeshin me zor sa për të mos ia prishur qejfin.

Mëngjesin tjetër, familja rrufiti kafe të fortë në tarracën e bujtinës derisa po fusnin ushqime të pjekura dhe ujë në valixhet e tyre për t’i përdorur pas arritjes me autobus në kufi me Hungarinë. Vetëm edhe një vend për të kaluar kufirin para se të arrijnë në Austri. Por Marva është lodhur me shpirt.

«Të lutem, më duhet shumë», i përgjërohet Xhaxhit Ahmed, duke iu referuar pilulave të gjumit, që t’ia blejë para nisjes. «Nëse na kapin prapë dhe na çojnë në burg, dua të fle sa të na mbajnë. S’kam tjetër çare».

Ajo kurrë nuk kishte pritur se do të merrte këtë udhë. Ahmedi dhe Mohamedi tashmë ishin rrugës në bregdetin turk kur babai i saj, Ismaili, kishte telefonuar në një mëngjes prilli. Deri atëherë, ajo po jetonte me nënën dhe vëllanë në Turqinë qendrore, kur ishin arratisur pasi militantët e “Shtetit Islamik” kishin sulmuar qytetin e saj të lindjes.

Ismaili e kishte marrë vesh se edhe nëse do t’i jepnin atij azil të plotë, nuk do të mund ta sillte legalisht Marvan, tani 19 vjeç. Kështu që kishte mbetur vetëm një rrugë për të arritur në Austri – me vëllanë e saj më të vogël.

«Kurrë nuk kam pasur kohë të mendoj», thekson ajo.

Plani alternativ

Pa pilulat e gjumit, të cilat Ahmedi refuzoi t’i merrte me bindjen se ishin të dëmshme për shëndetin e saj, Marva e rroku për dore Mohamedin teksa po hipnin në autobus rrugës në drejtim të Hungarisë. Vetëm dy prej pasagjerëve nuk ishin refugjatë sirianë. Gjatë udhëtimit katër orësh nëpër arat e punuara me kujdes dhe fshatrave të rralla, refugjatët po studionin hartat dhe po i jepnin njëri-tjetrit të dhëna celulare për rrugën që duhet ndjekur.

Ndryshe prej përvojës në Serbi, hungarezët po patrullonin për emigrantë në anën e tyre të kufirit dhe po i prisnin më me maturi para se t’i burgosnin. Emigrantët mund t’i shmangeshin arrestimit nëse do të aplikonin për azil në Hungari. Por duke u lajmëruar do të vështirësohej përpjekja për të kërkuar azil në ndonjë shtet tjetër të BE-së – si puna e Austrisë.

Ahmedi kishte edhe një plan tjetër.

Një refugjat tjetër sirian e kishte kontaktuar nëpërmjet «WhatsApp» një natë më herët. «Vëlla», i ishte drejtuar ai në mesazhin e ruajtur. «Unë tashmë jam këtu në Hungari dhe miku im mund të të ndihmojë».

Miku ishte një tjetër trafikant.

Nëse do t’ia dilnin me sukses të kalonin kufirin deri në pesë të mëngjesit dhe të arrinin në fshatin kufitar hungarez Roszke, Ahmedi do të mund ta telefononte trafikantin, që ishte duke i pritur në qytet. Për pesëqind euro secili, burri do të mund t’i dërgonte me makinë deri në Vjenë.

Ahmedi kishte vetëm gjysmën e parave për t’ia dhënë. Por do ta lante gjithë borxhin nëse do t’i dërgonte deri në destinacion. Por tash për tash kishte një problem më të madh. Ata porsa kishin zbritur prej autobusi në Kanjizha, në fund të kufirit. Dhe ishin rrethuar prej policëve serbë.

«Të gjithë ju», i ishte drejtuar sertë një polic me uniformë të hirtë, «kalojeni gardhin dhe prisni».

Policët serbë: Ja rruga drejt Hungarisë

Pesë prej tyre vepruan sipas urdhrit. Por derisa policët po merreshin me një tjetër grup emigrantësh, xhaxhai Ahmed pa zhurmë u bashkua me turmën dhe ia mbathën. Pas një kilometri ia behën makinat e policisë.

U hodhën katër oficerë policie. Komandanti i tyre i komandonte prej një ndërtese të afërt me tjegulla. Familja Jinaid kundër vullnetit të tyre do të përfundonte përpara stacionin policor në Kanjizha.

«Të gjithë. Dokumentet. Menjëherë!», bërtiti komandanti.

Ata kishin telashe të merrnin vesh urdhrat në gjuhën e panjohur për ta. Më në fund komandanti angazhoi përkthyesin.

«A po shkoni në hotel?», i pyeti. «A do të qëndroni këtu në Serbi?»

«Jo», ia ktheu Ahmedi në gjuhën arabe. «Po shkojmë në Hungari».

«Legalisht?»

«Jo, ilegalisht», ia përgjigj Ahmedi. Katër sirianët e tjerë e shikuan njëri-tjetrin me habi në sy, duke u hamendur nëse përgjigja e sinqertë e Ahmedit do t’u hynte në punë që të nxirreshin prej kësaj situate.

«Aha, në rregull», tha komandanti që pas pak ndezi një cigare. «Atëherë jeni nisur në rrugën e gabuar».

«Është ajo rrugë», u rekomandoi komandanti, duke drejtuar dorën në drejtim tjetër prej atij kah ishin nisur më parë sirianët.

Gjatë orës vijuese, ata ecën e ecën pa u ndalur. Kalonin disa kamionçina. Pesë refugjatët sirianë u hodhën anash rrugës. Degët po u lëndonin kokat.

Ishte ora dhjetë e natës dhe duhej të arrinin para orës pesë të mëngjesit, qysh edhe ishin marrë vesh me trafikantin. Nuk kishin mbetur edhe më shumë se 16 kilometra larg prej fshatit.

«Vëlla, të ndihmoftë Zoti»

Ata ishin në luftë me kohën. Gjatë rrugës duhet të kalonin një lumë, rruga tjetër shkonte ndanë rrugës kryesore. Edhe pasi shikoi GPS-në e tij, Ahmedi nuk ishte i sigurt se cila ishte rruga më e sigurt që duhej rrahur për të arritur në destinacion.

Ahmedi provoi të telefononte trafikantin e tyre, sirianin, që i tha, «vëlla, nuk e njoh anën serbe të kufirit».

«Zoti qoftë prijësi juaj».

Ahmedi vendosi të ndiqte rrjedhën e lumit.

Ai ishte shumë afër makinës së trafikantit dhe më në fund to bënte edhe një copë në drejtim të Austrisë. Më në fund do të çonte Mohamedin dhe Marvan te babai i tyre, Ismail Jinaid.

«Do të mbërrijmë atje deri në ora pesë të mëngjesit», i tha Ahmedi trafikantit.

«Të lutem mos na harro».

Në qytezën austriake Gmünd, Ismail Jinaid, 47 vjeç, po mundohej të përqendrohej në poteren e një fabrike arabe të bukës. Kishte dy ditë që Ahmedi i kishte sjellë fëmijët e tij në Hungari. Dhe ende nuk kishte arritur asnjë haber.

Celularin e kishte vetëm disa hapa larg sipër një radiatori. Nuk ia ndante sytë sa herë i jepej mundësia. Por deri tash të gjitha thirrjet ishin alarme të rrejshme. Ishte kunata e tij e shqetësuar, gruaja e Ahmedit. Por nuk kishte asnjë fjalë prej vëllait a fëmijëve të tij.

Më në fund erdhi thirrja e shumëpritur atë natë, teksa po qëndronte ulur në banesën e tij. Por ishte Ahmedi i gabuar. Ahmed Abd Elhai. 17-vjeçari të cilin e kishte marrë familja në rrugë e sipër.

Në kuadër të gjithë asaj hallakame, më në fund kishte një lajm se familja ia kishte dalë të arrinte në Roszke një orë para kohe, por nuk punonte celulari i tyre. Ata nuk po mund të takoheshin me trafikantin. Po fshiheshin prapa një dyqani ushqimor në momentin kur u kishin rënë policëve në sy.

Takimi babë e bir

Por Ahmed Jinaid kishte përgatitur edhe planin tjetër. Ai e dinte se të miturit në moshë goxha madhore liroheshin nga burgu nëse kërkonin të aplikonin për azil në Hungari. Nëse familja do të arrestohej, ai i kishte instruktuar se Ahmed Abd Elhai duhet të shtiret se është vëlla i madh i Mohamedit të vogël.

Kur u lirua 17-vjeçari, hungarezët së pari refuzuan të lironin të voglin për të cilin duhej të kujdesej ai, po i tregonte tinejxheri Ismailit në celular. Por Ahmed Abd Elhai kishte bërtitur dhe qarë, kujton ai. Ai u kthye ditën tjetër që të kërkonte përsëri lirimin e Mohamedit.

Tani, i tregonte ai Ismailit, e kishte marrë Mohamedin. Dhe po mundoheshin të arrinin në Vjenë.

Pasditen e nesërme, Ismaili po ecte poshtë bulevardeve të qytetit të dikurshëm perandorak. Ai po kërkonte një xhami të vogël, qebaptoret dhe furrat e bakllavave. Kjo aromë e ambientit shtëpiak. Kishte kaluar tetë muaj në Austri, ditë të tëra duke pjekur bukë, net pafund në pritje. Tani djalin e kishte goxha afër.

Marva, Mostafa dhe Ahmedi ishin të burgosur në Hungari.

«Do ta shoh vetëm njërin prej fëmijëve të mi», thoshte Ismaili teksa po afrohej te xhamia. «Por vëllai. Bija ime. Ata, ata ende janë në burg».

Trokiti njëherë në derë. Dhe u hapën dyert e xhamisë së errët. Drita e diellit depërtoi brenda. Ja ku ishte 11-vjeçari i shndritur.

«Shpirti im», tha Ismaili, me lotët që i rridhnin rrëke faqeve, njëherësh duke shtrënguar fort të birin në përqafim. Babai nuk po e lëshonte të birin.

«Baba», ia kthen Mohamedi, duke u tërhequr pak prapa, duke u munduar të fliste.

Por Ismaili e kap fort përsëri, duke e përqafuar prapë, dhe në heshtje duke e ngritur lart.Gazetari dhe fotoreporteri i gazetës amerikane kanë udhëtuar katër ditë me një familje siriane gjatë kalimit të kufijve në rrugën e tyre drejt Austrisë. Rrëfimi i tyre rrëqethës përshkruan kalimin e kufijve ndërmjet shteteve aziatike e europiane. «Rruga e Zezë» e Ballkanit është më e rrezikshme për emigrantët e vatrave të luftës e konflikteve në Lindje të Mesme e Afrikë Veriore, shkruan «Washington Post»

Por Ismaili e kap fort përsëri, duke e përqafuar prapë, dhe në heshtje duke e ngritur lart.