Nëntë të arrestuarit protestues dyshohen për vepra penale në Kosovë

9 të arrestuarit gjatë protestës së të hënës kanë dalë para Gjykatës, raporton KTV.




Ata po dyshohen për veprat penale, pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Prokurorja e rastit, Arbëresha Shala, ka kërkuar masën e paraburgimit për aktivistët e Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, Premton Iberdemaj dhe Uran Hasani dhe ata të AAK-së, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj. Ajo është tërhequr nga kërkesa e saj për paraburgim për Shpat Selmanajn, Endrin Cacajn, Visar Dobrajn dhe Ardenis Likajn, transmeton KOHA.net.

Në vend të paraburgimit, prokurorja ka kërkuar masën e paraqitjes në Polici për këta 4 persona, për të cilët AAK-ja ditë më parë kishte thënë se janë aktivistë të saj. Por, Shpat Selmanaj, sipas avokatit të tij, në seancë ka thënë që nuk i përket asnjë partie politike. Aktivistët e partive politike opozitare janë arrestuar derisa po kërkonin lirimin e deputetit të VV-së, Albin Kurti.