Nënat e reja të mbingarkuara dhe të vetmuara

Sipas një artikulli të publikuar në uebfaqen «Evoke.in», një hulumtim i fundit nxjerr në pah se 86 për qind e grave pohojnë të jenë të lumtura për faktin që janë bërë nëna, 73 për qind e tyre kanë deklaruar të ndihen të mbingarkuara, kurse 62 për qind të vetmuara

Foto: Vaksman Volodymyr / Shutterstock



Megjithëse nënat e reja janë të lumtura pas lindjes së fëmijës së parë, një numër jo i vogël i tyre kanë deklaruar se ndihen të mbingarkuara dhe të vetmuara.

Sipas një artikulli të publikuar në uebfaqen «Evoke.in», një hulumtim i fundit nxjerr në pah se 86 për qind e grave pohojnë të jenë të lumtura për faktin që janë bërë nëna, 73 për qind e tyre kanë deklaruar të ndihen të mbingarkuara, kurse 62 për qind të vetmuara.

Anketa e publikuar në uebfaqen «Everymum», gjithashtu ka zbuluar se 75 për qind e çifteve kanë më pak marrëdhënie seksuale, pasi që janë bërë prindër.

Gjithnjë sipas anketës, 42 për qind e nënave kanë thënë se ndihen përmbushura pasi që janë bërë me fëmijë.

Megjithatë,  Geraldine Walsh, njëra nga nënat e cila është përfshirë në këtë hulumtim, ka potencuar se amësia jo gjithherë është e lehtë.

«Ndoshta mund ta njihni një person që rolin e nënës e kryen në mënyrë brilante, por edhe një person tjetër që do të gjendet në vështirësi. Prandaj, çdo e dyta nënë, amësinë e konsideron punë të zorshme», ka deklaruar Walsh.

Nga ana tjetër, mjekja Sara O’Byrne, psikologe e lartë klinike, ka theksuar se më shumë se 1 mijë gra, nga 1.155 të anketuara kanë shfaqur gjendje emotive jo aq pozitive në vitin e parë të mëmësisë, duke përfshirë këtu ndryshimin e disponimit, ankciozitetin, periudhat depresive, vetminë dhe mbingarkesën.

Për këtë shkak, O`Byrne mendon se në këtë fazë është e nevojshme mbështetja nga rrethi dhe familja.

Sa i përket mbështetjes në rrjet, partnerët, prindërit, vëllezërit dhe motrat ndodhen në krye të listës. 17 për qind  I shfrytëzojnë ekspertët, teksa 16 për qind i ndjekin mediat sociale,  blogerët dhe forumet online.

Anketa, e cila do të jetë e përvitshme ka përfshirë 3.708 nëna që jetojnë në Irlandë, me fëmijë të moshave nga foshnjat te adoleshentët.

(dp/ evoke.ie)