Nëna




Të mbaj si një plagë
mbi ballin tim, e cila nuk mbyllet.
Nuk dhemb gjithmonë. Nuk rrjedh
prej saj zemra sa të vdesë.
Veç nganjëherë më erren befas sytë
dhe ndiej në gojë gjak.

E përktheu: Ardian KLOSI