Negro flet për lumenjtë

Langston Hughes.

Kam njohur lumenj
kam njohur lumenj të lashtë sa bota dhe më të vjetër
se gjaku që rrjedh në dejet e njeriut.
Shpirti im është bërë i thellë si lumenjtë.
Jam kredhur në Eufrat kur agimet ishin ende në djep.
Kasollen që ngrita buzë Kongos më këndoi ninulla për të fjetur gjumë.
Hodha sytë mbi Nil dhe ngrita piramidat.
Këngën e Misisipit e dëgjova kur Linkoln
shkoi në Nju Orleans, dhe nën perëndimin e diellit
kam parë gjirin e tij të baltosur të shndërrohet i tëri në ar.
Kam njohur lumenj:
Lumenj të lashtë, të errët.
Shpirti im është bërë i thellë si lumenjtë.