Në Zvicër punojnë gati 1,5 milionë të huaj




Numri i të punsuarve ka rënë nën pesë milionë. Por ka rënë edhe numri i të papunëve. Njofton Agjencia Zvicerane e Lajmeve.

Në çerekun e parë të 2015-tës, Zvicra numëronte gjithsej 2,972 milionë të punësuar. Këto përbëjnë 2,8 për qind më shumë se sa një vit më parë në të njëjtin hark kohor. Kështu rezulton nga analiza të Entit Federal të Statistikave, raporton Tages Anzeiger.

Numri i burrave në marrëdhënie pune është ngritur për 1,7 për qind, ai i grave – për 4,1 për qind. Në krahasim me çerekun e parë të vitit të kaluar, në total, numri i të punësuarve ka rënë. Në çerekun e katërt të 2014-tës ky numër e kishte kaluar kufirin e pesë milionëve.

Shifrat nga Enti i Statistikave tregojnë që ndërmjet çerekut të parë të 2014-tës dhe çerekut të parë të 2015-tës numri i punëtorëve nga radhët e emigracionit është rritur më shumë se ai punëtorëve zvuceranë. Të huajt me 4,5 përqind rritje përbëjnë 1,483 milionë të të punësuarve në Zvicër, kurse zviceranë me një rritje prej 2,1 për qind arrijnë në 3,489 milionë vata të punësuar.

Në çerekun e parë të 2015-tës, sipas definicionit të Entit Ndërkombëtar të Punësimit (ILO), në Zvicër kishte 212’000 persona të papunë. Kjo kuotë, në krahasim me atë të çerekut të parë të 2014-tës shënon një regres prej 4,8 në 4,4 për qind. Me këtë, ky zhvillim në Zvicër sinkronizohet me atë të Europës, ku punësimi ka rënë gjithashtu, edhe atë nga 11 në 10,2 për qind.

Në të njëjtin hap me Europën po shkon edhe punësimi i të rinjëve në Zvicër. Sipas ILO-s, ai te 15 deri 24-vjeçarët ka rënë nga 9,3 në 7,5 për qind. I pandryshuar për afat vjetor ka ngelur numri i të papunëve afatgjatë. Në çerekun e parë të 2015-tës ky vazhdon të jetë 81’000 veta. Përqindja e të papunëve afatgjatë është rritur nga 35,8 në 38,3, raporton media. ksNumri i të punsuarve ka rënë nën pesë milionë. Por ka rënë edhe numri i të papunëve. Njofton Agjencia Zvicerane e Lajmeve.

Në çerekun e parë të 2015-tës, Zvicra numëronte gjithsej 2,972 milionë të punësuar. Këto përbëjnë 2,8 për qind më shumë se sa një vit më parë në të njëjtin hark kohor. Kështu rezulton nga analiza të Entit Federal të Statistikave, raporton Tages Anzeiger.

Numri i burrave në marrëdhënie pune është ngritur për 1,7 për qind, ai i grave – për 4,1 për qind. Në krahasim me çerekun e parë të vitit të kaluar, në total, numri i të punësuarve ka rënë. Në çerekun e katërt të 2014-tës ky numër e kishte kaluar kufirin e pesë milionëve.

Shifrat nga Enti i Statistikave tregojnë që ndërmjet çerekut të parë të 2014-tës dhe çerekut të parë të 2015-tës numri i punëtorëve nga radhët e emigracionit është rritur më shumë se ai punëtorëve zvuceranë. Të huajt me 4,5 përqind rritje përbëjnë 1,483 milionë të të punësuarve në Zvicër, kurse zviceranë me një rritje prej 2,1 për qind arrijnë në 3,489 milionë vata të punësuar.

Në çerekun e parë të 2015-tës, sipas definicionit të Entit Ndërkombëtar të Punësimit (ILO), në Zvicër kishte 212’000 persona të papunë. Kjo kuotë, në krahasim me atë të çerekut të parë të 2014-tës shënon një regres prej 4,8 në 4,4 për qind. Me këtë, ky zhvillim në Zvicër sinkronizohet me atë të Europës, ku punësimi ka rënë gjithashtu, edhe atë nga 11 në 10,2 për qind.

Në të njëjtin hap me Europën po shkon edhe punësimi i të rinjëve në Zvicër. Sipas ILO-s, ai te 15 deri 24-vjeçarët ka rënë nga 9,3 në 7,5 për qind. I pandryshuar për afat vjetor ka ngelur numri i të papunëve afatgjatë. Në çerekun e parë të 2015-tës ky vazhdon të jetë 81’000 veta. Përqindja e të papunëve afatgjatë është rritur nga 35,8 në 38,3, raporton media. ks