Në Zvicër: Përsëri rreth 80'000 emigrantë

Edhe pas miratimit të Iniciativës së Emigrimit Masiv, Zvicra mbetet një vend shumë atraktiv për emigrim – konstaton Neue Zürcher Zeitung. Në 2014-tën në Zvicër emigruan 80’000 persona – neto.

Sekretariati Shtetëror për Emigracionin nuk kishte publikuar numra për emigrimin në Zvicër nga gushti i fundit. Prandaj statistikat e reja për popullatën e huaj në Zvicër u pritën me shumë interes. Arsyeja për për këtë abstenim ishte një riprogramim i mundimshëm i të dhënave. SVP-ja është shprehur se ndërkohë është shfrytëzuar rasti për t’i rregulluar numrat dhe për ta vështirësuar krahasimin me statistikat e mëparshme.

Zëdhënësi i Sekretariatit i refuzon këto akuza. Sipas tij, riprogrami përkundrazi ka zgjatur më shumë me qëllim për ta siguruar konsistencën e të dhënave dhe për ta kontrolluar atë. Përndryshe të dhënat janë mbledhur mbi të njëjtën bazë, sikurse ato më herët.

Konflikt institucionesh?

Vitin e kaluar në Zvicër kanë emigruar – neto – 78’902 persona. Këto përbëjnë 2,7 për qind më pakë se në 2013-tën, megjithatë shumë më tepër se mesatarja e viteve të fundit. Me një saldo prej 11’200 personave është rritur ndjeshëm emigracioni nga 8-shja e UE-së, ku me 1 maj të vitit të kaluar skadoi e ashtuquajtura ‹klauzolë ventili›.

Media vërenë që Enti Federal i Statistikave saldon, përkatësisht neton e emigracionit e llogarit ndryshe nga Sekretariati Shtetëror për Emigracion, çka mund të shkaktojë ngatërrime, raporton NZZ. Kështu, sipas definicionit të Entit, saldo e 2013-tës përbënte 89’500 persona, kurse sipas Sekretariatit – 81’100. Arsyeja e diferencës janë shmangjet e lehta nga burimet e të dhënave dhe definicioneve. Enti statistikor i llogarit, për shembull, të pranuarit e përkohshëm si banorë të përhershëm.

Hisja e përfaqësuesve nga vendet e treta në numrin e emigrantëve, me kalimin e viteve ka rënë për 23 për qind, me 21’700 persona. Përpara futjes së Lëvizjes së Lirë kjo shifër shkonte në 50 për qind. Shënohet një rënie e lehtë e personavave, të cilët – bruto – në Zvicër vijnë në formën e bashkimit familjar. Me 45’000 vetë, prej të cilëve 20’000 nga vende të treta, kjo shifër mbetet e lartë në krahasim me numrin e atyre që në Zvicër vijnë për të punuar.

2 milion të huaj

Popullata e përhershme e huaj nga fundi i vitit të kaluar përbënte 1,95 milion veta. Bashkë me të huajt me leje qëndrimi të përkohshëm, për herë të parë, u kalua kufiri dymilionësh. 32’000 persona janë natyralizuar – kryesisht nga Italia, Gjermania, Portugalia, Kosova, Franca. Numri i të ashtuquajturve «kalimtarë kufiri» vitin e kaluar u rrit për rreth 10’000 persona, në 28’700 vetë.

Në statistikën e re për të huajt u përfshi edhe statistika e deritanishme për të huajt dhe Monitori i Emigracionit të Sekretariatit në një botim gjithpërshfirës. Në të ardhmen, statistika do të publikohet çdo muaj dhe për çdo kuartal në një edicion të zgjeruar. / ks

Foto: K. Shabani